Perdorimi i Erythromicinum Estolate (Erythromycine 250 mg; 250 mg/5ml)

ERYTHROMICINUM

Forme doza: Flakon 250 mg/5 ml-100 ml dhe Tableta 250 mg

Emri gjenerik: Erythromicinum Estolate                

Emri Tregetar: Erythromicinum Estolate  

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Medikament me efekt anti-bacterial me perdorim oral; ne infeksionet:

-e rrugeve te siperme respiratore si angina streptokoksike(ne rastet e alergjise ndaj penicilines), otite, sinozite.

-e rrugeve te poshtme respiratore si bronkopneumoni, pneumoni (Mycoplazma, Chlamidia).

-Stomatite, gingivite, erizipele, impetigo, furunkuloze -Pertusis, semundja Lyme.

Kunderindikacionet: Hipersensibilitet ndaj erithromycines.       

Efektet anesore: Manifestime digjestive: Diarre, nause, te vjella.

Doza dhe menyra e perdorimit: Latantet dhe femijet: 30-50 mg/kg peshe per 24 ore e ndare ne 4 doza te bararta nga goja. Adultet 250-500 mg, peros, çdo 12 ose 8 ore ne varesi te infeksionit: te lehte, te moderuar dhe te rende.

Kohezgjatja e mjekimit: 7 -14 dite, ne vartesi te llojit te infeksionit.

Shenim: Erithromycina eleminohet me ane te melçise prandaj duhet treguar kujdes gjate perdorimit te saj tek te semuret me demtim te funksionit te melçise ose qe marrin njeheresh edhe barna te tjera hepatotoksike.