Perdorimi i Galvus + Met (Vildagliptin + Metformine 50mg + 500mg)

VIDAGLIPTIN + METFORMINË

Formë Doza: Tabletë: 50/500, 50/850 mg.

Emri Xhenerik: Vidagliptin + Metforminë

Emri Tregëtar: Galvus + Met

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:  Monoterapi (Diabet Mellitus Tip 2 të pakontrolluar me dietë + aktivitet fizik).

Terapi dyshe me: Vidagliptinë + Metforminë; Vidagliptinë + Insulinosekretor; Vildagliptinë + TZD  në Diabet Mellitus tip 2 të pakontrolluar me medikamentet + dietë dhe aktivitet fizik.

Terapia treshe : Vidagliptinë + Metforminë + Insulinosekretor (dietë + aktivitet fizik).

Bashkë me Insulinë (Vidagliptinë + Metorminë + Insulinosekretor + Insulinë Bazale), kur Diabeti nuk kontrollohet me dietë + aktivitet fizik + Insulinë bazale).

Kundërindikacionet Absolute:

–  IRK e mesme dhe e rëndë me filtrim glomerular < 50 ml/min.

–  Insuficiencë hepatike e rëndë.

–  Shtatzani dhe laktacion.

Kundërindikacionet Relative:

–  Alergji nga medikamenti.

–  Të bëhet vlerësimi i funsionit hepatik.

Efektet Anësore:

Çrregullimet digjestive. Takohen më rrallë – dhimbje abdominale, ulje të oreksit, diarre, të vjella, dehidratim, apati, nauze dhe dobësi, rash, nazofaringit, takikardi, tremor, depresion, rënie në peshë, irritim të syve, dhimbje koke, dhimbje kockash, pankreatit, hepatit.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

50/500, 50/850 mg përdoret 2×1 tabletë çdo 12 orë, pas ushqimit. Doza maksimale 100/2000/ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Sipas ecurisë së gjendjes së pacientit e vlerësuar nga mjeku i familjes dhe me konsultë të rregullt me mjekun endokrinolog. Për vlerësimin e mjekimit duhet të bëhet ndjekja me dozimin e HbA1c (HbA1c e detyrueshme çdo 6 muaj),duke patur si objektiv HbA1c < 7%, ose sa më pranë kësaj vlere.