GLIBENCLAMIDUM
Formë doza: Tabletë 5 mg
Emri gjenerik: Glibenclamidum
Emri tregëtar: Glibenklamid
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Diabet Mellitus tip 2, ku mjekimi me dietë, aktivitet fizik, Metforminë dhe Acarbose nuk arrin të kontrollohet.
Kundërindikacionet: Diabet Mellitus tip 1, ketozë diabetike, hipersensibilitet ndaj sulfamidikeve, insuficiencë renale ose hepatike e rëndë. Nuk rekomandohet përdorimi i Glibenclamidit gjatë shtatzanisë.
Efektet anësore: Hypoglicemi, shtim në peshë, nauze, të përziera, diarre, ndjenjë rëndimi në stomak, reaksione alergjike në lëkurë, rrallë mund të japin edhe anemi hemolitike dhe trombocitopeni.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Preparatet jepen nga goja, zakonisht 15-20 minuta përpara ushqimit. Fillohet me dozë të vogël dhe pastaj dozat rriten gradualisht çdo javë, duke u mbështetur në vlerat e glicemisë. Fillohet me 2.5 mg 2 – 3 herë në ditë dhe mund të arrihet deri në 20 mg/ditë. Mjeku i familjes mund të fillojë mjekimin me Glibenclamid si terapi e dytë, në pacientët me Diabet Mellitus tip që në mjekim me Metforminë nuk janë të ekuilibruar, me dozë deri në 10 mg/ditë. Për doza më të mëdha të Glibenclamidit, pacienti duhet të konsultohet me mjekun endokrinolog.
Kohëzgjatja e mjekimit: Pasi fillohet mjekimi, si rregull ai vazhdohet gjatë gjithë kohës. Për llojin, dozën dhe shpeshtësine e marrjes së medikamentit do të gjykojë mjeku i familjes, ose ai endokrinolog në varësi të shifrave të kontrollit glicemik (glicemi esëll dhe 2 orë pas ushqimit si dhe të HbA1c (HbA1c e detyrueshme çdo 6 muaj), duke synuar HbA1c <7%).
Shënim: Mund të kombinohet me medikamente te tjera antidiabetikë oralë (Metforminë, Akarbozë, Vildagliptinë), ose me Insulinë bazale humane, ose analoge.
Komentet