METFORMINUM
Formë doza: Tab. 500 dhe 850 mg
Emri gjenerik : Metforminum
Emri tregëtar : Glifor
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Diabet Mellitus tip 2, por edhe në Diabet Mellitus tip 1 si terapi shoqëruese me Insulinën tek personat insulino-rezistentë dhe regjimin dietetik.
Kundërindikacionet: (Pre) koma diabetike, Acidoketozë diabetike, Insuficiencë renale dhe hepatike, hyperuricemi, intoksikacion alkoolik, Insuficiencë kardiovaskulare, faza akute e IAM, hypoksi indore, gjendje septike, para interventeve kirurgjikale, shtatzani, ushqim me gji.
Efektet anësore: Anoreksi, nauze, të vjella, diarre (zakonisht tranzitore), acidozë laktike, paksim i absorbimit të vit. B12 dhe të hekurit, hepatotoksicitet.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Tabletat merren në mes ose pas ushqimit. Fillohet si rregull me dozë 2 x 500 mg në ditë me dozë rritëse gradualisht nga 1 tabletë në ditë deri në dozë maksimale 5 tableta Metforminë 500 mg në ditë ose 3 x 850 mg në ditë. Doza mbajtëse 3 x 500 ose 2 x 850 mg në ditë, në rastin e Diabetit tip 1 e shoqëruar me insulino terapi. Doza maksimale ditore e terapisë me Metforminë është 2500- 3000 mg/ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekimi pasi fillohet duhet vazhduar për gjithë kohën ose ndërpritet në rast të shfaqjes së efekteve anësore, të padëshirueshme (acidoza laktike = rrezik kryesor). Mjeku i familjes përcakton dozën, llojin dhe shpeshtësinë e marrjes së medikamentit në varësi të shifrave të glicemisë esëll dhe 2 orë pas ushqimit dhe HbA1c. Efekti i veprimit fillon mbas 2-3 ditë dhe vazhdon gjatë gjithë kohës që merret preparati. Doza dhe koha e marrjes së preparatit është në varësi të peshës trupore, shifrave të glicemisë dhe HbA1c (HbA1c e detyrueshme çdo 6 muaj), si dhe të tolerimit të mjekimit. Mjeku endokrinolog mund ta konsultojë pacientin, në rast nevoje, kur ka efekte anësore nga mjekimi, apo kur pacienti nuk shkon mirë me mjekimin aktual.
Shënim: Mund të shoqërohet me barna të tjerë antidiabetikë orale dhe me Insulinën.
Komentet