ACARBOSE
Formë doza: Tabletë 50,100 mg
Emri gjenerik: Acarbose
Emri tregëtar: Glucobay
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Acarbosa (Glucobay) indikohet si mjekim shtesë në personat me Diabet Mellitus, të cilët ndjekin një dietë të përshkruar nga mjeku. Gjithashtu është parë një lidhje e rëndësishme në veprimin e Acarbozës në prevenimin e sëmundjeve kardiovaskulare në personat me tolerancë të dëmtuar ndaj glukozës. Mund të përdoret si alternativë për kombinim me antidiabetikë të tjerë në të gjitha stadet e sëmundjes, si dhe në mjekimin e personave me Prediabet/Tolerancë të Dëmtuar të Glukozës, si monoterapi.
Kundërindikacionet: Mbindjeshmëri ndaj akarbozës dhe/ose ndonjërit nga eksipientët. Sëmundja inflamatore e zorrës, ulçeracion i kolonit, obstruksion i pjesshëm intestinal ose predispozitë për obstruksion intestinal , dëmtim i rëndë i funksionit renal (klirensi i kreatininës < 30 ml/min), dëmtim i rëndë i funksionit hepatik (cirrozë e heparit).
Efektet Anësore: Çrregullimet e sistemit imun; rritje e ndjeshmërisë ose mbinjeshmërisë ndaj barit (skuqje,eritemë). Çrregullime gastrointestinale; gazra dhe fryrje barku, diarre, dhimbje barku dhe gastrointestinale nause, të vjella, dispepsi.
Mekanizmi i veprimit të Glucobay ështe si më poshtë:
Substanca aktive është Acarbose, pseudotetrasaharid me origjinë biologjike, vepron në traktin gastrointestinal duke – glucosidase), të cilat veprojnë në
zbërthimin e disaharideve, oligosaharideve dhe polysaharideve. Shpërbërja dhe thithja e glukozës nga zorrët në gjak ngadalësohet duke çuar në ulje të nivelit të glukozës në gjak pas marrjes së ushqimit.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Regjimi i dozimit ditor, përveçse nëse specifikohet ndryshe, është si më poshtë:
Fillimisht 3 × 1 tabletë prej 50mg Acarbose (Glucobay) ose 3 × 1/2 tabletë 100mg Acarbose (Glucobay), deri në doze maksimale prej 3 × 2 tableta 50mg Acarbose (Glucobay) ose 3 × 1 tabletë 100 mg Acarbose (Glucobay). Në përgjithësi mjekimi mbajtës është 3 × 1 tabletë 100mg Acarbose (Glucobay). Doza maksimale është 300 mg Acarbose (Glucobay) në ditë. Tabletat Acarbose (Glucobay) janë efektive nëse gëlltiten të plota, të shoqëruara me lëngje para vaktit, ose përtypen me kafshatat e para të ushqimit.
Kohëzgjatja e mjekimit: Kohëzgjatja e mjekimit me Glucobay është e palimituar.
Komentet