Perdorimi i Glucophage 1000 mg (Metformin)

Formë doza: Tabletë 1000 mg

Emri gjenerik: Metforminum

Tregëtar: Glucophage

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Diabet Mellitus tip 2 me normo peshë, mbipeshë, obezitet. Diabet Mellitus tip 1 si terapi shoqëruese me Insulinën tek personat insulino-rezistentë.

Kundërindikacionet: (Pre) koma diabetike, gjendjet acido-ketozike, Insuficiencë renale, Insuficiencë hepatike, Insuficiencë kardiovaskulare, fazën akute të Infarktit të Miokardit, gjendjet hipoksike indore, gjendjet e sepsisit, para interventeve kirurgjikale, shtatëzani, laktacion, hiperuricemi, intoksikacion alkolik.

Efektet anësore: Anoreksi, nauze, të vjella, diarre (tranzitore), acidozë laktike, ulje të absorbimit të vit. B12, të hekurit, hepatoksicitet.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Tabletat merren në mes ose pas ushqimit, fillohet me doza të vogla 2-3 në ditë nga gjysëm tabletë dhe rritet deri në 3 tableta në ditë. Doza maksimale ditore është 3000 mg/ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Mjekimi pasi fillohet duhet vazhduar për gjithë kohën ose ndërpritet në rast të shfaqjes së efekteve anësore, të padëshirueshme (acidoza laktike = rrezik kryesor). Mjeku i familjes përcakton dozën, llojin dhe shpeshtësinë e marrjes së medikamentit në varësi të shifrave të glicemisë esëll dhe 2 orë pas ushqimit dhe HbA1c. Efekti i veprimit fillon mbas 2-3 ditë dhe vazhdon gjatë gjithë kohës që merret preparati. Doza dhe koha e marrjes së preparatit është në varësi të peshës trupore, shifrave të glicemisë dhe HbA1c (HbA1c e detyrueshme çdo 6 muaj), si dhe të tolerimit të mjekimit. Mjeku endokrinolog mund ta konsultojë pacientin, në rast nevoje, kur ka efekte anësore nga mjekimi, apo kur pacienti nuk shkon mirë me mjekimin aktual.

Shënim: Mund të shoqërohet me barna të tjerë antidiabetikë orale dhe me insulinën.