Perdorimi i Entresto (Sacubitril + Valsartan 24/26mg; 49/51mg; 97/103mg)

SACUBITRIL + VALSARTAN

Forme Deza: Tablet 24/26 mg; 49/51 mg; 97/103 mg

Emri Gjenerik: Sacubitril / Valsartan

Emri Tregtar: Entresto

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Sacubitril/Valsartan (Entresto) është një kombinim i sacubitril, i pari i klasës së frenuesve të neprilizinës, dhe i valsartan, një bllokues i receptorëve të angiotenzinës II. Sacubitril/Valsartan është alternativë e re për trajtimin e insufiçiencës kardiake, Redukton riskun për vdekje dhe hospitalizime kardiovaskulare për pacientët me insuficiencê kardiake kronike (NYHA klasa II-IV) dhe me fraksion ejeksioni të reduktuar. Sacubitril / Valsartan(Entresto) zakonisht administrohet së bashku me terapi të tjera të insificiencës kardiake.

Kundërindikacionet: Hipërndjeshmeri ndaj ndonjë prej përbërësve. Histori angioedemë e lidhur me terapi të mëparshme. Përdorimi njëkohësisht me ACE-I/ARB. Përdorimi njëkohësisht me aliskiren në pacientët me diabet.

Efektet Anësore: Efektet anësore që ndodhin > 5% janë hipotensioni, hiperkalemia, kolla,marrje mendsh dhe insufiçiencë renale.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza fillestare e rekomanduar e Sacubitril/Valsartan është 24/26 mg dy herë në ditë ose 49/51 mg dy herë në ditë në varësi të terapisë paraprake të pacientit. Kalimi nga doza fillestare e sacubitril /valsartan bëhet pas 2 deri 4 javësh në dozën prej 49/51 mg dy herë në ditë, sipas tolueshmërisë së pacientit. Kalimi në dozën e Sacubitril/ Valsartan pas 2 deri 4 javë në dozën mbajtëse prej 97/103 mg dy herë në ditë, sipas tolueshmërisë së pacientit. Doza mbajtëse e trajtimit të pacientit është 97/103 mg (Sacubitril/Valsartan) dy herë në ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Sacubitril/Valsartan është një bar që merret me përshkrimin e mjekut dhe merret afatgjatë, sipas ecurisë së gjendjes së pacientit.

Shënim: Efektet kardiovaskulare dhe renale të Sacubitril/Valsartan në insuficiencë kardiake i atribuohen niveleve të rritura të peptideve që degradohen nga neprilizina, sic janë peptidet natriuretike, nëpërmjet LBQ657 dhe frenimi i njekohshëm i efekteve të angiotenzinës II nga Valsartani. Valsartani frenon efektet e angiotenzinës II nëpërmjet bllokimit selektiv të receptorit ATI dhe gjithashtu frenon clirimin e aldosteronit të varur nga angiotenzina II.

Sacubitril/Valsartan rivendos ekuilibrin e sistemit kardiovaskular në insufiçiencën kardiake me fraksion ejeksioni të reduktuar dhe përmirëson morbiditetin dhe mortalitetin në këta pacientë. Rezultatet kryesore të studimit PARADIGM të kryer në pacientët me insuficiencë kardiake me fraksion ejeksioni të reduktuar, për krahasimin e efikasitetit të Sacubitril Valsartan përkundrejt ACE-I ishin:

-Reduktimi me 20 % i vdekjeve kardiovaskulare apo i hospitalizimeve me IK, në pacientët që u trajtuan me Sacubitril Valsartan në krahasim me ACE-I.

-20% reduktim i vdekshmërisë kardiovaskulare.

-21% reduktim i hospitalizimit me IK.