NEBIVOLOL
Forme doza: Tableta 5mg
Emri gjenerik: Nebivolol
Emri Tregetar: Nebilet
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: HTA, Insuficiende kardiake.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet ndaj nebivololit, demtim te funksionit hepatic, ne femije me shok kardiogen, SSS. Bllok AV grada II- III, bradikardi (<50/min), hypotension, arteriopati periferike e rendesishme, acidoze metaboloke, shtatzani, feokromocitome.
Efektet anesore: Cefale, parestezi, crregullime te gjumit, bradikardi, depression, impotence, diarre, konstipacion, dispne, edema.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza ditore eshte 5mg/d. Efekti antihipertensiv behet i dukshem pas 1-2 jave mjekimi. Ne disa raste efekti optimal arrihet pas 4 javesh. Mund te perdoret I vetem ose I kombinuar me medikamente te tjera. Ne insuficience kardiake fillohet me 2,5- 5 mg me doze maksimale 10 mg ne dite me rritje cdo 2 jave.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtim kronik. Ne varesi te ecurise semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.
Shenim: Nderprerja e mjekimit ne SIZ te behet ngadale. Te perdoret me kujdes ne moshen >75 vjec, mund te theksoje reaksionet alergjike nga polenet ose lendet e tjera, ne paciente me psoriaze.
Komentet