DESMOPRESSINUM
Forme doza: Flakon 100 mcg/ml-5 ml dhe 100 mcg/ml-6 ml, Solucion spray nazal
Emri gjenerik: Desmopressinum
Emri Tregetar: Nocutil
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Diagnostikimi dhe trajtimi i vazhdueshëm Diabetit Insipid. Për trajtimin në kohë të shkurtër të Eneuresis nocturna dhe polidipsisë pas operacioneve të hypofizës.
Kunderindikacionet: Polidipsi primitive ose psikogjene, insuficiencë kardiake e dekompensuar.
Efektet anësore: Natriuri dhe kaliuri fillestare. Rënie tranzitore e tensionit me shpeshtim të pulsit, asteni, cefale, nauze dhe krampe abdominale kalimtare. Dëmtimet ose infeksionet e mukozës nazale mund të favorizojnë një modifikim te perthithjes se medikamentit me rrugen intranazale.
Doza dhe menyra e perdorimit: Me rruge intranazale. Tek te rriturit 0.1-0.8 ml ose 10-80 µg/dite ne 1-2 marrje. Tek femijet 0.1-0.2 ml ose 5-20 µg/dite ne 1-2 marrje. Doza e zakonshme e rekomanduar, ne pjesen me te madhe te rasteve nuk e kalon dy flakone ne muaj. Per rastet qe kane nevoje mbi dy flakone ne muaj, duhet mendimi i komisionit te Endokrinologjise ne QSUT.
Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi ne rastin e Diabetit Insipid pasi fillohet duhet vazhduar per gjithe jeten. Per modifikimin e dozave duhet mendimi i mjekut specialist endokrinolog.
Shenim: Spray ruhet ne temperature ambienti. Ne rast se kemi preparat ne forme ampule me pika nga hunda, duhet te ruhet ne temperature + 2 – 8 °C.
Komentet