FORMOTEROLUM FUMARATE
Forme Doza: Kapsula 12 mcg per inhalacion
Emri gjenerik: Formoterolum Fumarate
Emri Tregetar: Foradil
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Profilaksia dhe trajtimi i bronkokonstruksionit tek pacientet me semundje obstruktive (SPOK) reversibel si: Astma Bronkiale, Bronkiti kronik me ose pa emfizeme. Profilaksia bronkospasmes e shkaktuar nga inhalimi i alergjeneve, ajri i ftohte ose sforcimi fizik.
Kunderindikacionet: Mbindjeshmeria ndaj perberesve. Te semuret kardiake, hipertireoza, jo i shoqeruar me antidepresive triciklike, frenuesit e MAO dhe digitaliket.
Efektet Anesore: Tremor, krampe muskulare dhe mialgji; irritim orofaringeal, dhimbje koke, axhitim, marrje mendsh, ankth, nervozitet, pagjumesi; te tjera: hipotension i rende, urtikarie, angioedeme, prurit, ekzanteme, edeme periferike, nauze, çrregullime te shijes.
Doza dhe menyra e perdorimit: 2 x 1 kapsul me inhalacion (12 mcg/kapsule – çdo 12 ore) 60 kapsula ne muaj.
Kohezgjatja e mjekimit:
Astma Bronkiale ne formen persistente te lehte: Ne periudhat e acarimit te semundjes per 2-4 jave.
Astma Bronkiale ne formen persistente te mesme: si mjekim mbajtes per 2-3 muaj. Me pas ne varesi te gjendjes dhe per 1-2 muaj te tjere per stadin e dyte, pas konsultes me Alergologun.
Astma Bronkiale ne formen persistente te rende: si mjekim mbajtes per 6-12 muaj ne varesi te gjendjes.
Semundje pulmonare obstruktive kronike : 2×2 inhalime ne dite, me cikel 15-30 ditore ne periudhat e acarimit te semundjes. Jepet me konsulte te Alergologut, Pneumologut ose spec. S.profesionale.
Komentet