INDAPAMIDE
Forme Doza: Tablete 1,5 mg
Emri gjenerik: Indapamide
Emri Tregtar: Indapamid LPH
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: HTA, i vetëm ose i kombinuar me ACE inhibitorë dhe antihypertensivë të tjerë.
Kundërindikacionet: Hypersensitivitet ndaj indapamide, apo sulfonamideve të tjera, apo ndonjë përbërësi tjetër, insufiçiencë renale e rëndë, insufiçiencë hepatike e rëndë apo encefalopati hepatike, hipokalemi. Indapamide nuk duhet kombinuar me Lithium.
Efektet anësore: Të zakonshme: rash makulopapular. Të ralla: çrregullime të sistemit nervor qendror si: vertigo, lodhje, dhimbje koke, parestezi, të përziera, kapsllëk, gojë e thatë. Shumë të ralla: çregullime në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe atë limfatik, aritmi, hypotension, Trombocitopeni, leukopenia, agranulocitoze, anemi ablastike, hemolitike, insufiçiencë renale, pankreatit, funksion anormal hepatik, edema, angioneurotike, dhe/ose urtikarie.
Doza dhe mënyra e përdorimit: (Sipas Europian Guidelines) HTA 1,5 mg një herë në ditë, i vetëm ose i kombinuar me ACE inhibitorë (Indapamide LPH, administrohet me një marrje prej një tabletë 1,5 mg një herë në ditë në mëngjes).
Kohëzgjatja e mjekimit: Terapi kronike. Hipertensioni është një sëmundje kronike e cila duhet mjekuar vazhdimisht, çdo ditë.
Shënim: Indapamid LPH 1,5 mg kontribuon në trajtimin efektiv të hipertensionit esencial që është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e përgjithshëm të pacientit dhe optimizimin e cilësisë së jetës. Ai ndihmon në reduktimin e mundësisë për evente kardiake apo cerebrale, reduktimin e insufiçiencës kardiake, frenimin dhe reduktimin e hipertrofisë së ventrikulit të majtë, reduktimin e mikroalbuminurisë si faktor risku kardiovaskular (në pacientë diabetike tip II).
Komentet