DIGOXINUM
Forme doza: Tableta 0.25 mg
Emri gjenerik: Digoxinum
Emri Tregetar: Digoxine
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Insuficience kardiake me debit te ulet sidomos kur bashkeegziston fibrilacioni atrial, turbullime ritmi supraventrikular, fibrilacion ose flater atrial.
Kunderindikacionet: Bllok atrioventrikular i grades II ose III, hipereksitabilitet ventrikular (ekstrasistola kur eshte nen mjekim me digital), takikardi dhe fibrilacion ventrikular, fibrilacion atrial ne terren te sindron WPW, kardiomiopati obstruktive, intoksikacion nga digitali, i pakeshillueshem para nje defibrilimi elektrik, hipokalemia rrit toksicitetin.
Efektet anesore: Turbullime te eksitabilitetit ventrikular, manifestime alergjike (kutane, purpura trombocitopenike, gjinekomasti), turbullime te tretjes, nauze, te vjella, diare-shenjat e para te mbidozimit.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza e ngopjes: 2-4 tab ne dite ne disa marrje.
Doza mbajtese – nje tablete ne dite ne nje marrje.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.
Shenim: Reduktohet doza ne te moshuar, hipoksi nga insuficienca respiratore, hipotiroidi, insuficience kardiake e thelle, hiperkalcemi, insuficince renale dhe hepatike e rende.
Komentet