ACID IBANDRONIC
Formë Doza: Tableta 150 mg
Emri Gjenerik: Acid Ibandronic
Emri Tregëtar: QUIDIXOR
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
Trajtimin dhe parandalimin e Osteoporozës postmenopauzale në gratë me risk për frakturë.
Kundërindikacionet:
Hipersensivitet nga Acidi ibandronic apo nga çdo përbërës i tij, hipokalçemia, anomali të ezofagut që çojnë në vonësë në zbrasjen e tij si: Akalzia apo Striktura, pamundësi për të qëndruar me trupin drejt për të paktën 60 min, në pacintët me Insufiçiencë Renale me klirens të creatininës më pak se 30 ml/min, Intolerancë ndaj galaktozës, Gravidancë, Laktacion.
Efektet Anësore:
Të zakonshme: cefale, ezofagitis, gastritis, RGE, dispepsi, diarre, nauze, dhimbje abdominale, rash, artralgji, mialgji, dhimbje muskuloskeletike, krampe muskulare, gjendje pseudogripale.
Jo të zakonshme: vertigo, ulçer ezofagale, strikturë e ezofagut, disfagi, të vjella, czofagut, flatulencë, dhimbje mesi, lodhje.
Të rralla: reaksione hipersensitiviteti, inflamacion ocular, duodenitis, angioedema, urtikarie, edemë faciale, frakturë femorale diafizale dhe subtrokanterike.
Shumë të rralla: Osteonekrozë të nofullës së poshtme.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Doza e rekomanduar është 150 mg një herë në muaj. Tabletat duhet të merren në të njëjtën ditë çdo muaj. Tabletat merren me stomakun bosh ose të paktën 6 orë të mos ketë konsumuar ushqim apo të ketë pirë ujë dhe 60 min duhet që pacienti të rrijë në pozicionin me trupin drejt. Në rast se pacienti harron dozën e rradhës, duhet që ta marrë tabletën të nesërmen në mëngjes. Marrja e tabletave të Acidit ibandronic duhet të shoqërohet me marrjen e suplemnteve të kalciumit me vitaminën D.
Kohëzgjatja e mjekimit: Kohëzgjatja e trajtimit të Osteoporozës me biphosphonate nuk është vendosur ende, çdo vit përsëritet DXA për të parën përfitimin nga trajtimi, gjithsesi trajtimi kosiderohet i sigurtë deri në një periudhë tre vjeçare.
Komentet