RANOLAZINE
Forme Doza: Tabletë 375 mg, 500 mg per perdorim p.o., me çlirim të zgjatur.
Emri Gjenerik: Ranolazine
Emri tregëtar: Ranexa
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:
- Është një inhibitor selektiv i kanaleve të vona të natriumit, me efekte metabolike dhe antiishemike.
- Ranolazina indikohet ne trajtimin e angina pectoris të qëndrueshme.
- Ranolazina indikohet në të rritur si mjekim i linjës së parë apo si alternativë shoqëruese mjekimi (indikacion i klases IIa) në trajtimin simptomatik të pacientëve me angina pectoris të qëndrueshme, të cilët nuk kontrollohen në mënyrë të përshtatshme nga trajtimi me medikamente antianginozë të linjës së parë (si p.sh. beta-bllokuesit dhe/ose antagonistët e kalciumit), ose janë intolerantë ndaj tyre.
- Në mjaft raste mund të përdoret edhe si medikament i vetëm i linjës së parë të mjekimit të Anginës së qëndrueshme, bazuar në sëmundjet bashkëshoqëruese/toleranca medikamentose- që i bën linjat e tjera joadekuate për tu administruar.
- Një vend të veçantë ka përdorimi i ranolazinës në të sëmurët me sëmundje të qëndrueshme të arterieve koronare, të shoqëruar me diabet mellitus, si dhe në ata me SAK që kanë pasur precedente të krizave të fibrilacionit atrial paroxystik.
Kundërindikacionet:
Cirrozë hepatike, mbindjeshmëri ndaj ranolazines ose ndonjë prej ekscipienteve të saj, insufiçiencë renale severe. Kujdes në bashkë-administrimin me medikamente që zgjasin QT, ose kur vetë QT është e zgjatur, dëmtimi i formës së lehtë i funksionit të mëlçisë, dëmtimi i formës së lehtë deri të mesme i funksionit të veshkave (klirensi i kreatininës 30-80 ml/min).
Efektet anësore: lodhje, marrje mendesh, konstipacion, nausea, zgjatje të QT.
Doza dhe mënyra e përdorimit: mund të perdoret nga 500-2000 mg/ditë, P.O.
Ranolazina gjendet në trajtën e tabletave me çlirim të zgjatur që përmbajnë 375 mg, 500 mg, ose 750 mg lendë vepruese.
Të rriturit: Doza fillestare e këshilluar e Ranolazines është 375 mg dy herë në ditë. Pas 2-4 javësh, doza duhet të titrohet në 500 mg dy herë në ditë dhe, në përputhje me përgjigjen e të sëmurit, mund të titrohet më tej, deri në dozën maksimale të këshilluar prej 750 mg dy herë në dite. Në rast se pacienti përjeton ngjarje të padëshiruara të lidhura me barin (p.sh. marrje mendsh, të përziera, ose të vjella), mund të jetë i nevojshëm një titrim tjetër në kuptimin e uljes së dozës së RanexaⓇ në 500 mg ose 375 mg, dy herë në ditë. Në rast se, pas uljes së dozës, simptomat nuk qetësohen, trajtimi me RanexaⓇ duhet të ndërpritet.
Kohëzgjatja e mjekimit: mjekim kronik i pandërprerë në të sëmuret me SAK të qëndrueshme apo angor progresiv.
Shënim: Në USA është e aprovuar edhe si linjë e parë e mjekimit të anginës së qëndrueshme.
Komentet