RANITIDINUM
Forme doza: Tab. 150 mg dhe 300 mg
Emri Gjenerik: Ranitidinum
Emri Tregetar : Zantac
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Ranitidina eshte nje bllokues i fuqishem i receptoreve H2-Histamine dhe frenues i fuqishem i sekretimit te stomakut. Perdoret per trajtimin e: Ulçeres duodenale, Ulçeres beninje gastrike, Refluksin gastro-ezofageal, gastritin hipertrofik, gastritin eroziv, sindrom Zollinger-Elison, duodenit, pankreatit akut apo kronik te riakutizuar dhe ne kontrollin e hipertensionit portal ne te semuret me cirose te melcise.
Kunderindikacionet: Kunderindikacione nuk ka.
Efektet Anesore: Ndonjehere mund te shfaqen dhimbje koke, konstipacion, te perziera dhe fenomene alergjike ne lekure. Here te tjera jane vene re rritje e moderuar e transaminazave e te kreatines ne serum, dukuri qe zhduken pas nderprerjes se barit. Se fundi, mund te shfaqet dhe nje leukopeni apo trombocitopeni jo problematike.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza e zakonshme ditore eshte 300 mg. Merret 150 mg ne mengjes dhe 150 mg ne darke para ngrenies ose vetem 1 x 300 mg para gjumit.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi zgjat nga 4 – 8 jave. Ne ulcerat e medha gastrike mund te zgjase deri ne 12 jave. Ne personat e moshuar, duhanxhinjte, ata qe perdorin inflamatore jo-steroide, ne ulcerat hemorragjike dhe ne ato me me shume se dy recidiva brenda vitit; rekomandohet terapia mbajtese per nje kohe te gjate, kohe qe varet nga rasti konkret, me vetm 1 tab. para gjumit. Trajtimi I syndromes Zollinger – Ellison zgjat deri ne zhdukjen e simptomave.
Shenim: Perdoret me kujdes te vecante ne te semuret me demtime renale.
Komentet