INSULINË ASPARTAN + PROTAMINË CRYSTALLISED INS ASPART 30/70* 100
Formë doza: Penë 100 UI/ml-3 ml /flex pen. 30% e përbërjes është Insulinë Aspart dhe 70% Ins. e kristalizuar Protamine.
Emri gjenerik: Insulinë Aspart Protaminë solution
Emri tregëtar: Novo Mix 30
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Diabet Mellitus tip1 dhe Diabet Mellitus tip 2, kur ka dështuar terapia me antidiabetikë oralë, kur janë prezent ndërlikime kronike të avancuara të Diabetit, në rastet kur në terapinë me Insulinë humane nuk arrihet ekuilibri i mirë i Diabetit, ose kur pacienti në terapi me Insulinë humane bën hypoglicemi të shpeshta.
Te fëmijët me moshë <5 vjeç, ka pak studime, kurse në fëmijët me moshë mbi 9 vjeç, mund të përdoret pasi të dhënat e studimeve janë siguruese.
Kundërindikacionet: Nuk ka kundërindikacione të njohura. Meqënëse nuk ka përvojë dhe studime afatgjata, në gratë shtatzëna, rekomandohet që kjo lloj Insuline të mos përdoret.
Efektet anësore: Hypoglicemia, shtimi në peshë, reaksione lokale alergjike, lipodistrofi në vendet e injektimit. Duhet patur kujdes te pacientët me Insuficiencë hepatike dhe IRK të perparuar, ku gjysëm jeta e Insulinës është më e zgjatur dhe risku për hypoglicemi më i madh.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Insulina analoge bifazike Novo Mix 30 mund të përdoret vetëm në rrugë s/c. Fillimi i veprimit me këtë rrugë është pas 15 min, maks. pas 1-4-12 orësh (Insulinë bifazike) dhe kohëzgjatja e veprimit 16-20 orë. Emërtimi Novo Mix dhe nr. 30 që e shoqëron tregon se kemi të bëjmë me Insulinë të përzier (bifazike) ku shifra 30 tregon përqindjen që zë në këtë përzierje Insulina analoge me veprim të shpejtë (Aspart). Pra kemi Insulinë me 30% Insulinë Aspart dhe me 70 % Insulinë e kristalizuar Protaminë, ose Insulinë të ngjashme me atë Insuman Basal (gjysëm të vonuar). Për përcaktimin e dozës dhe të skemës së mjekimit fillimisht është i nevojshëm rekomandimi i mjekut endokrinolog.
Shërbimi i Endokrinologjisë QSU “Nënë Tereza” rekomandon përdorimin e barit Insulinë Novo Mix në të sëmurët me Diabet Mellitus tip 2, që kanë nevojë të mjekohen me Insulinë të vonuar, sepse mjekimi me antidiabetikë oralë nuk e ka ekuilibruar diabetin, që nuk arrijnë të ekuilibrohen me mjekimin aktual, në rastet kur në terapinë me Insulinë humane ose një Insulinë bazale nuk arrihet ekuilibri i mirë i Diabetit, kur pacienti në terapi me Insulinë humane bën hypoglicemi të shpeshta, si dhe te ata pacientë që kanë kaluar Infarkt miokardi, Insult cerebral, Gangrenë diabetike të këmbës. Dozat e Insulinës janë individuale. Këtu ndikojnë shumë faktorë, si: mosha, pesha, obeziteti, sëmundjet shoqëruese etj.
Doza totale ditore e Insulinës në pacientët me Diabet Mellitus tip 1 varion nga 0.5-1UI/kg peshë në ditë, kurse në pacientët me Diabet tip 2 ajo varion nga 0.8-1.5 UI/kg peshë në ditë. Në rast mjekimi me Insulinë bifazike (ose intensifikim mjekimi) rekomandohet që të fillohet mjekimi me dy injeksione insuline, ku 50% e dozës bëhet në mëngjes dhe 50% e dozës në darkë.
Insulina NovoMix mund të përdoret edhe me tre injeksione në ditë, duke thjeshtuar skemën dhe duke përdorur vetëm një lloj insuline, me doza që duhen përshtatur me vlerat e glicemive dhe sasinë e ushqimit në çdo vakt. Pacienti duhet të bëjë matje glicemie përpara këtyre vakteve për të modifikuar dozat e mjekimit. Për përcaktimin e dozës dhe të skemës së mjekimit është i nevojshëm mendimi i mjekut endokrinolog. Mjeku i familjes mund të vazhdojë mjekimin dhe të bëjë modifikimet e nevojshme në terapi, bazuar në rezultatet e matjes së glicemive dhe të HbA1c
(HbA1c e detyrueshme çdo 6 muaj), duke patur për synim HbA1c <7%, ose një objektiv më të lartë (7.5 ose 8%) në personat e moshuar. Në rast se HbA1c vazhdon të jetë>8%, duhet bërë modifikimi i dozës, ose skemës së mjekimit të diabetit, për të arritur HbA1c jo më shumë se 7.5%. § Kohëzgjatja e mjekimit: Në rastin e Diabetit Mellitus tip 1 mjekimi me Insulinë është për gjithë jetën. Në rastin e Diabetit Mellitus tip 2 mjekimi me Insulinë mund të jetë i përkohshëm (përpara interventeve kirurgjikale) ose edhe definitiv kur terapia me antidiabietikë orale nuk është më e efektshme.
Për këtë do të vendosë mjeku i familjes në bashkëpunim me mjekun endokrinolog në varësi të shifrave të glicemisë esëll dhe 2 orë pas ushqimit dhe të HbA1c. Në rast se është arritur ekuilibri me terapinë aktuale, pacienti duhet të vazhdojë terapinë, pavarësisht përmirësimit të profilit glicemik, ose të HbA1c, duke tentuar uljen e dozave për të parandaluar hypoglicemitë e mundshme, por duke patur gjithmonë si qëllim ekuilibrin e mirë të diabetit.
Të paktën një herë në gjashtë muaj pacienti në trajtim me insulinoterapi duhet të konsultohet me mjekun endokrinolog (nën gjykimin e Mjekut të Familjes) lidhur me problemet e mundshme (rritje në peshë, këshilla dietetike, hypoglicemi të shpeshta, lipodistrofi, nevoja për intensfikim të terapisë, ose ndryshime të llojit të Insulinës së përdorur). Në rast se pacienti bën hypoglicemi të shpeshta, ose nuk arrin ekuilibrin metabolik të kërkuar me skemën aktuale, mund të kalohet në terapi me 34 injeksione insuline në ditë.
Në rast se shtohet në terapi Insulinë Novo Mix, duhet që pacienti me terapinë e re (përfshirë edhe Novo Mix) duhet të sigurojë një ulje të HbA1c prej ≥0.5% për gjashtë muaj. Në rast se ky rezultat nuk arrihet edhe pas një viti, pacienti duhet të kalojë në terapi me 3-4 injeksione Insulinë në ditë (bazal-bolus), gjithmonë duke u siguruar që respekton dietën dhe merr mjekimin rregullisht, ose mund të rikthehet në terapinë e mëparshme.
Shënim: Insulinat duhen ruajtur në kushte frigoriferike në temperaturë 2°C deri në 8°C. Mund të jepet mjekim i kombinuar i Insulinës me antidiabetikë orale të klasave Biguanide, (Metforminë), frenues të alfa glukozidazës (Glukobay), ose edhe Inhibitorë të enzimës DPP-4. Gjatë Diabetit gestational, mjekimi me Insulinë është i detyrueshëm dhe i vetmi.
Shoqërimi i terapisë me Insulinë + Metforminë (aty ku nuk ka kundërindikacione), mund të reduktojë deri në 20% dozat e Insulinës. Për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, skemën, dozat dhe llojin e Insulinës së përdorur e përcakton mjeku endokrinolog.
Komentet