Perdorimi i Exforge (Amlodipine + Valsartan 5+80 mg; 5+160 mg)

VALSARTAN + AMLIODIPINE 80/5 MG DHE 160/5 MG

Forme doza: Tableta 80/5 mg, 160/g mg

Emri gjenerik: Valsartanum + Amliodipinum  

Emri  tregetar:   Exforge

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:

– Hipertensionin esencial.

– Hipertensionin e rende (ne pacientet me PA> 180/110 mmHg).

– Hipertensionin ne te semuret me demtime te organeve target si: kardiopati , SIZ (semundje iskemike te zemres), insuficience kardiake kronike, semundje renale kronike (proteinuri, nephro-angiosklerose dhe insuf. renale kronike stadi i I-III si dhe ne rastin e nefropatise Diabetike).

– Hipertensionin me Insult Cerebral.

– Hipertensionin e shoqeruar me demtime vaskulare periferike.

– Hipertensionin rezistent ndaj mjekimit dhe ne ate me ecuri malinje.

Kunderindikacionet: Hipersensinsibilitet ndaj substances aktive ose ndaj ARB te tjere, hiperaldosteronizem primar, shtatezani, trimestri II dhe III, laktacion, Insuficience renale e rende (Klirensi i Kreatinines <30 mL/min) qe i jane nenshtruar dializes, stenoze e arteries renale, insuficience hepatike e rende.

Efektet anesore:

– Te zakonshme deri te parendesishme: dhimbje koke, influenza, nasofaringitis, edema, pitting edema, facial edema, edema perferal, lodhje, flushing, asthenia, hot flush.

– Jo te zakonshme: Takikardia, palpitacione, dizzines, somnolence, dizzines postural, parestezi.

– Te rralla: Sinkop, turbullim te parit, tinnitus, poliuria, polakisuria, hiperhidroze, ekzantema, prurit, hipersensibilitet, vertigo, hipotension, spazma muskulare, gjendje anksioze. Ataksi, lodhje, hypotension, hiperkalemi, dhimbje barku, neutropeni, kolle, infeksione respiratore te siperme, rinit, sinusit, artralgji, takikardi, keqesim te funksionit renal, rritje e enzimave hepatike dhe rralle disfunksion hepatik i rende.

Doza dhe menyra e perdorimit: Rekomandohet te fillohet me 1 (nje) tablete ne dite 80/5 mg. Pritet nje reduktim i presionit te gjakut 2-4 jave. Ne se nevojitet efekt antihipertensiv plotesues, doza mund te rritet ne 160-320 mg ne dite, ose mund te shtohet nje diuretik. (Shtimi i nje diuretiku ka nje efekt me te madh se sa rritja e dozes mbi 80/5 mg). Pra amplitudat e dozes se zakonshme jane 80/5 mg-320/10 mg./dite.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.Trajtimi eshte kronik.

Shenim: kombinimi i Valsartanit me Amliodipinen potencojne efektin Anti-Hipertensiv te njeri tjetrit, parandalojne dhe ngadalesojne demtimet e “Organeve Target” (zemra, veshka e truri); per modifikim te dozes kur perdoret tek te moshuarit dhe te te semuret me demtim renal te lehte deri te moderuar nuk ka nevoje. Mjekimi me exforge mund te filloje mbas moshes 18 vjeç.