ISOSORBIDE DINITRATE
Forme doza: Tableta 10 mg
Emri gjenerik: Isosorbide dinitrate
Emri Tregetar : Nitrosorbit
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Parandalimi dhe mjekimi i angina pectoris, insuficience kardiake kongjestive, ne lehtesimin e dhimbjeve, disfagi, spazmat, ne spazmat ezofageale me refluks gastroezofageal.
Kunderindikacionet: Hiperndjeshmeri ndaj medikamentit, hiperndjeshmeri ndaj nitrateve organike, perdorimi i njekohshem me Viagra, glaukoma me kend te mbyllur, trauma te kokes ose hemorragji cerebrale, anemi e theksuar.
Efektet anesore: Hipotension, kolaps kardiovaskular, takikardi, skuqje, edema periferike, dhimbje koke, sinkop, marrje mendsh, nauze, te vjella, inkontinence urinare, methemoglobinemi, dobesi trupore, shikim i turbullt, djerse te ftohta.
Doza dhe menyra e perdorimit: Angina: 5 – 40 mg 4 here ne dite ose 40 mg cdo 8 – 12 ore ne forma me clirim te zgjatur. Insuficience kardiake kongjestive: doza fillimit 10 mg nga 3 here ne dite, doza target 40 mg nga 3 here ne dite. Doza maksimale 80 mg 3 here ne dite. Marrje nen gjuhe 2.5 – 10 mg cdo 4 – 6 ore.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.
Shenim: Nevojitet nje interval 8-12 ore ne dite pa nitrate per te parandaluar tolerancen ndaj medikamentit.
Komentet