Perdorimi i Jodox (Potassium Iodide 200 mcg)

POTASSIUM IODIDE

Forme Doza: Tabletë 200 mcg
Emri Gjenerik: Potassium iodide
Emri Tregetar: Jodox

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Parandalimin e pamjaftueshmërisë së jodit (p.sh parandalimi i gushës së krijuar nga mungesa e jodit, si dhe pas heqjes së gushës së shkaktuar nga mungesa jodike) tek të porsalindurit, fëmijët adoleshentët, të rriturit, Trajtimin e Strumës (gushës) eutiroide tek të porsalindurit, fëmijët, adoleshentët, të rriturit.

Përdorim gjatë shtatzanisë (madje edhe gjatë periudhës 2 muaj përpara konceptimit të shtatazanisë) për të siguruar nivelin optimal të jodit tek gratë shtatzane, në mënyrë që të parandalohet pamjaftueshmëria jodike tek të porsalindurit.
Përdorim nga nëna në periudhën e ushqyerjes me gji (laktacion) të foshnjës për të siguruar nivelin optimal të jodit në mënyrë që të parandalohet pamjaftueshmëria jodike tek të porsalindurit.

Kundërindikacionet: Jodox nuk duhet të përdoret në rastet:
Mbindjeshmëri/alergji ndaj lëndës vepruese (jodur kaliumi) ose ndaj ndonjë prej lëndëve të tjera përbërëse (eksipientëve) të produktit. Hipertiroidizëm i shfaqur. Hipertiroidizëm latent kur përdoren doza mbi 150 µg jod në ditë. Adenoma autonome, si dhe gjendjet e tjera autonome, fokale ose difuze, të gjëndrës tiroide kur përdoren doza 300 µg -1000 µg jod në ditë (me përjashtim të trajtimit preoperator, sipas Plummer).

Efektet Anësore: Janë pothuajse të pamundura për çdo moshë kur jodur kaliumi përdoret për qëllime parandaluese. Ne rastet e adenomave autonome masive ne gjendren tiroide dhe rastet kur doza ditore e jodit eshte me e madhe se 200 µg, mund te shfaqen shenjat e hipertiroidizmit. Kur përdoret për trajtimin e strumës (gushës) tek të rriturit (me doza mbi 300 µg deri në jo më teper se 1000 µg jod ne dite), ne raste te vecanta mund te shfaqet hipertiroidizmi i shkaktuar nga jodi.

-Çrregullime të sistemit imunitar (shumë të rralla):

Reaksione mbindjeshmërie (psh rinit i shkaktuar nga jodi, iododerme buloze ose tuberoze, dermatit eksfoliativ, edemë angioneurotike, ethe, akne dhe ënjtje të gjëndrave të pështymës).

-Çrregullime endokrine (shumë të rralla):

Në rastet kur përdoret për trajtimin e strumës në të rriturit (me dozë mbi 300 por jo më shume se 1000 ug jod/ditë), në raste të vecuara mund të shfaqet hipertiroidizëm i induktuar nga jodi. Në shumicën dërrmuese të rasteve, parakusht për shfaqjen e kësaj gjendje është prania e autonomive të përhapura ose të kufizuara të gjendrës tiroide. Kryesisht të rrezikuar janë pacientët e moshuar me gushë aftgjatë (të vjetër).

Doza dhe mënyra e përdorimit:
Dozimi:
Parandalimi i strumës (gushës)

Për sa kohë që nuk garantohet marrja e sasive të përshtatshme të jodit prej të paktën 150 deri 300 μg në ditë nëpërmjet ushqimit, është e nevojshme që të merren si shtesë sasitë e jodurit të kaliumit të këshilluara më poshtë:

-Të porsalindurit dhe fëmijët:
Deri ½ tabletë jodur kaliumi (sasi e barasvlershme me 100 µg jod) në ditë.
-Të rinjtë dhe të rriturit:
½ deri 1 tabletë jodur kaliumi (sasi e barasvlershme me 100 deri 200 µg jod) në ditë. -Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
1 tabletë Jodox (sasi e barasvlershme me 200 µg jod) në ditë.
-Parandalimi i rishfaqjes së strumave eutiroidiene pas trajtimit kirurgjikal ose farmakologjik të tyre: ½ deri 1 tabletë jodur kaliumi (sasi e barasvlershme me 100 deri 200 µg jod) një herë në ditë.

Trajtimi i strumes eutiroidiene:

-Të porsalindurit, fëmijët dhe të rinjtë:
½ deri 1 tabletë jodur kaliumi (sasi e barasvlershme me 100 deri 200 ug jod) një herë në ditë.
-Të rriturit e rinj:
1½ deri 2½ tableta jodur kaliumi (sasi e barasvlershme me 300 deri 500 µg jod) një herë në ditë.
Jodur kaliumi mund të merret me konsultë nga mjeku Endokrinolog, Gjinekolog,
Neonatolog, Pediatër, Mjek Konsultor.

Mënyra e administrimit: Tableta duhet të merret e shoqëruar me një sasi të mjaftueshme lëngu pas ushqimit. Vecanërisht për foshnjat/fëmijët, rekomandohet që tableta të merret e shoqëruar me ushqim (psh supë) ose me lëng. Tableta tretet lehtë në lëngje, për këtë arsye mund të përzihen me qumësht, lëng frutash apo të ngjashme me këto.

Kohëzgjatja e mjekimit: Për qëllime parandaluese, jodur kaliumi në përgjithësi duhet të përdoret për një periudhë disa vjecare dhe jo rrallë herë edhe gjatë gjithë jetës dhe për kohëzgjatjen e trajtimit vendos mjeku në varësi të gjendjes së nënës apo foshnjës/femijës.
-Për trajtimin e gushës(strumës):
Në të porsalindurit zakonisht janë të mjaftueshme 2-4 javë. Në fëmijë të rinj dhe të rritur zakonisht nevojiten 6-12 muaj ose më shumë.

Shënim: Jodur kaliumi indikohet për parandalimin e pamjaftueshmërisë jodike apo edhe për trajtimin e strumës (gushës) eutiriode tek të porsalindurit, fëmijët adoleshentët dhe të rriturit. Jodur kaliumi rekomandohet për nënat shtatzane apo gjatë periudhës së laktacionit për të siguruar një nivel optimal të jodit tek nëna në mënyrë që të parandalohet pamjaftueshmëria jodike tek foshnja.