SALBUTAMOLUM
Forme doza: Flakon 0.1 mg–200mg doza inhalacion; Flakon 2mg/ 5ml-150 ml, Tablete 4 mg
Emri gjenerik: Salbutamolum
Emri Tregetar: Ventmax
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Salbutamoli eshte nje stimulues betaadrenergjik me veprim zgjedhes ne receptoret e muskulit bronkial. Ne doza terapeutike nuk vepron ose vepron fare pak ne receptoret kardiak. Eshte mjaft aktiv ne parandalimin e clirimit nga antigeni te histamines dhe te substances reaktive me veprim te ngadalte te anafilaksise, SRS(A).
Ky tip i I-re i reaksionit te mbindjeshmerise, zakonisht konsiderohet si shperthyes ne sindromen e astmes alergjike dhe prandaj salbutamoli indikohet si per mjekimin dhe per profilaksine e astmes bronkiale. Salbutamoli indikohet per mjekimin e bronkitit dhe te emfizemes qe shoqerohen me obstruksion te kthyeshem te rrugeve ajrore. Meqenese salbutamoli ka veprim te zgjatur ai indikohet per mjekim mbajtes ne astmen kronike dhe ne bronkitin kronik.
Vepron shpejt dhe indikohet kur eshte e nevojshme per te qetesuar krizat e dyspnese akute. Mund te perdoret si profilaksi perpara ushtrimeve fizike ose per te parandaluar astmen qe shkaktohet nga sforcimet fizike. Per aresye se salbutamoli ka veprim zgjedhes ne bronke dhe nuk vepron ne sistemin kardio-vaskular, ai mund te perdoret per mjekimin e bronkospazmave ne pacientet me semundje bashkeshoqeruese te zemres ose hipertension arterial.
Kunderindikacionet: Ne mbindjeshmeri; pergatesat nuk duhet te perdoren ne rast rreziku per abort gjate tremujorit te 1-re ose te 2-te te shtatzenise. Kujdes duhet patur ne rastet kur doza e salbutamolit nuk jep permisim te pakten per 3 ore dhe ne perdorimet e mepareshme kane qene efektive. Ne keto raste kerkohet konsultimi i MS. Kujdes gjate perdorimit ne te semuret me tirotoksikoze, nuk duhet perdoruar njeheresh me betablokuesit jo selektive (si propronaloli).
Efektet anesore: rralle jane raportuar dridhje te lehta te muskujve skeletor dhe dhimbje koke. Ato zakonisht zhduken me vazhdimin e mjekimit. Jane pershkruar ne raste te ralla dhe krampe kalimtare te muskujve. Ne raste teper te rralla jane raportuar reaksione mbindjeshmerie si angioedema, urtikarie, bronkospazme, hypotension dhe kolaps. Si kurse dhe me terapin tjeter inhalatore, duhet te kihen paraysh bronkospazmat paradoksale. Nese keto ndodhin, duhet te nderpritet menjehere.
Doza dhe menyra e perdorimit: Aerosol ne te rritur: 1-2 inhalime, indikohen per lehtesimin e bronkospazmave akute dhe menaxhimin e episodeve intermitente te astmes. Mjekimi mbajtes /profilaktik 2 inhalime, 3-4 x ne dite. Per parandalimin e bronkospasmave nga ushtrimet, rekomandohen 2 inhalime para ushtrimeve. Jepen deri 2 fl./ muaj. Ruhet < 300 C e mbrojtur nga drita direkte e diellit, nxehtesia dhe ngrirja.
Aerosol ne femije: nje inhalim indikohet per lehtesimin e bronkospazmave akute dhe menaxhimin e episodeve intermitente te astmes ose perpara ushtrimeve. Per mjekim mbajtes ose profilaktik rekomandohet nje inhalim tre ose kater here ne dite. Ne qofte se eshte e domosdoshme doza mund te rritet ne dy inhalime. Efekti bronkodilatator i cdo doze te inhaluar zgjat te pakten per 4 ore, pervec pacienteve ne te cilet astma perkeqesohet. Keto paciente duhet te keshillohen te mos rrisin dozat e inhalimit por te konsultohen me mjekun e tyre.
Nga goja, te rriturit, doza e zakonshme e efektshme eshte 4 mg (nje tablete 4 mg ose 10 ml shurup), 3-4 here ne dite. Ne qofte se nuk arrihet zgjerim i mjaftueshem i bronkeve doza e menjehereshme rritet ne 8 mg. Ne te semuret e moshuar ose ne ato qe dihet se kane ndjeshmeri te theksuar ndaj stimuluesve beta adrenergjike, keshillohet qe mjekimi te fillohet me 2 mg, 3 ose 4 here ne dite.
Nga goja, femijet: perdoret 3-4 x/ dite ne dozat: < 2 vjec 0,1 mg /kg; 2-6 vjec: 1-2 mg, perkatesisht 2,5-5 ml shurup: 6-12 vjec: 2 mg, perkatesisht 5 ml shurup ose 1 tab 2 mg, mbi 12 vjec: 2-4 mg, perkatesisht 5-10 ml shurup ose 1 tablete 2 mg ose 4 mg. Bari tolerohet mire nga femijet keshtu nese eshte e domosdoshme doza mund te rritet.
Kohezgjatja e mjekimit: ne shumicen e pacienteve per te arritur nje rezultat sa me te mire salbutamoli duhet te perdoret rregullisht sipas keshilles se mjekut.
Komentet