Perdorimi i Zinnat (Cefuroxime Axetil 125 mg / 5 ml – 50 ml)

CEFUROXIMUM AXETILUM 

Forme doza: Flakon 125 mg/5ml – 50ml Pezulli

Emri gjenerik: Cefuroximum Axetilum

Emri Tregetar: Zinnat

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Jepet per moshat pediatrike ne: Iinfeksione te rrugeve te siperme respiratore, otite; Infeksione te rrugeve te poshtme respiratore. Infeksione te vijave urinare. Infeksione te lekures dhe indeve te buta. Infeksionet e kockave, artikulacioneve, sepsis, Salmonela, E.Coli, H.Influence tipi A dhe B.

Kunderindikacionet: Nuk perdoret ne paciente me mbindjeshmeri ndaj Cefalosporinave. Ne individe me mbindjeshmeri ndaj B-laktameve (penicilina). Kujdes ne pacientet me anafilaksi ndaj penicillines.

Efektet Anesore: Turbullime gastro intestinale, kandidoze, diarrhea, eozinofili, rritje e perkohshme e transaminazave.

Doza dhe menyra e perdorimit: Shirupi jepet nga goja, ne infeksionet me gravitet mesatar: 20 mg/kg/24 ore, ne 2 marrje, infeksionet e renda dhe otitis media : 30 mg/kg/24 ore ne 2 marrje.

Kohezgjatja e mjekimit : Ne Otit – 5 dite. Ne Tonsilit mbi 7 – 10 dite.