ACETAZOLAMIDUM
Forme doza: Tableta 250 mg
Emri gjenerik: Acetazolamidum
Emri Tregetar: Diamox
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Mjekimi i glaukomes kronike me kend te hapur dhe asaj sekondare. Mjekimi I krizes gkaukomatoze.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet i njohur ndaj sulfamideve, Insuficence e rende renale dhe hepatike, insuficence e gjendrave mbiveshkore, acidoze hiperkloremike. Perdorimi afatgjate i tij eshte i kunderindikuar ne te semuret me glaukome kronike me kend te ngushte, sepse mund te beje mbylljen e kendit nderkohe qe perkeqesimi i glaukomes maskohet nga presioni intraokular i ulur. Kunderindikohet ne 3 mujorin e pare te shtatzenise dhe perdoret me kujdes ne periudhen e laktacionit.
Efektet anesore: Parestezi,anoreksi, ndryshim i ndjesise se te shijuarit, poliuri, polidipsi, skuqje e fytyres, dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje, irritabilitet, pergjumje, konfuzion. Ne perdorimet afatgjata con ne acidoze.
Efekte anesore te perbashketa per sulfamidet: ethe, agranulocitoze, trombocitopeni, purpura trombocitopenike, leukopeni, anemi aplastike, ekzantema (duke perfshire eritemen multiforme, sindromin Stiven-Jonson dhe nekrolizen epidermike toksike), anafilaksi.
Te rralla jane kristaluria, formim kalkulash, kolika renale, urtikarie, hematuri, glikozuri, insuficience hepatike, paralize dhe konvulsione. Mund te shkaktoje miopi.
Doza e menyra e perdorimit: 250–1000 mg /dite ne te ndara 3×1/2 tab ose 3×1 tab.
Kohezgjatja e mjekimit: 1-3 dite deri ne nje muaj me doze te reduktuar.
Komentet