FLUCONAZOLUM
Forme doza: Kapsula 100 mg, 150 mg
Emri gjenerik: Fluconasolum
Emri Tregetar: Kandizol
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Kandidoze vaginale dhe balanit kandidozik, kandidoze mukozale (orofaringeale, ezofageale, kandiduri, infeksione bronkopulmonare joinvazive), tinea pedis, korporis, cruris, pitiriazis vesikolor, kandidoze dermale, infeksione kandidozike sistemike (kandidemi), infeksione kriptokoksike, parandalimi i rilapseve te mengitit kriptokoksik ne AIDS, parandalimi i infeksioneve mykotike ne te semure te imunokompromentuar mbas kimioterapise, radioterapise, infeksion HIV/AIDS, etj.
Kunderindikacionet: Duhet perdorur me kujdes ne te semure me mbindjeshmeri ndaj azoleve. Eshte bar hepatotoksik prandaj duhet perdorur me kujdes ne te semure me semundje ekzistuese te Heparit. Eleminohet kryesisht me ane te veshkave prandaj duhet perdorur me kujdes ne paciente me demtime renale. Perdorimi tek grate shtatzena mund te shoqerohet me demtime skeletike te te porsalindurit.
Efektet anesore: Nauze, discomfort abdominal, diarre, flatulence, ndonjehere transaminaza te rritura, dhimbje koke, me rralle rash, angioedeme, anafilaksi, lezione bulldoze, nekrolize epidermale toksike, Sindromi Stiven-Johnson, reksione kutane te renda ne te semure me AIDS.
Doza dhe menyra e perdorimit:
Kandidoze vaginale dhe balanit kandidozik: 150 mg doze e vetme nga Kandidoze mukozale (pervec asaj genitale): 50 mg ne dite (100 mg ne dite ne infeksionet e renda).
Tinea pedis, corporis, cruritis, pitiriazis versikolor, kandidoze dermale: 50 mg ne dite nga goja.
Kandidoze sistemike invasive, kriptokokoze (perfshi meningitin): nga goja ose i.v me infusion, 400 mg ne fillim pastaj 200 mg ne dite.
Parandalimi i rilapseve te meningitit kriptokoksik ne paciente me AIDS mbas mbarimit te terapise primare: 200 mg ne dite.
Parandalimi i infeksioneve fungale tek pacientet me imunitet te kompromentuar mbas berjes se kimioterapise dhe radioterapise : 50-400 mg ne dite.
Kohe zgjatja e mjekimit:
Kandidoze vaginale dhe balanit kandidozik: mjekimi vazhdon 1 dite.
Kandidoze orofaringeale: 7-14 dite.
Ezofagit, kandiduri, infeksione bronkopulmonare: 14-30
Tinea pedis, corporis, cruritis, pitiriazis versikolor, kandidoze dermale: 2-4 jave (deri ne 6 jave ne tinea pedis) max 6 jave.
Kandidoze sistemike invasive, kriptokokoze (perfshi meningitin): deri ne 6-8 jave.
Komentet