TRAMADOL HYDROCHLORIDE
Forme Doza: Kapsule 50 mg hard caps, 100 mg/ml-10 ml flakon pika nga goja
Emri Gjenerik: Tramadol hydrochloride
Emri Tregtar: Tramadol
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Dhimbja akute dhe kronike nga e moderuar në të fortë, p.sh, dhimbja traumatike (plage, frakturë), post kirurgjikale, neuralgjia e fortë, dhimbja nga kanceri, infarkt miokardi, dhimbja prej proçedurave diagnostike dhe terapeutike etj.
Kundërindikacionet: Hipersensibilitet ndaj barit, opioideve, intoksikacion alkoolik, gjatë përdorimit të barnave që veprojnë në SNQ, insufiçienca të rënda renale e hepatike, në femijë nën 1-vjeç.
Efektet Anësore: Djersitje, nauze, të vjella, tharje goje, rrallë palpitacione, hypotension ortostatik, rrallë konvulsione, përgjumje.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza individualizohet për çdo pacient në raport me fortësinë e dhimbjes. Doza maksimale sipas formulimit nuk duhet ti kalojë 400 mg në ditë. Përdoren 1-2 kapsula 3-4 herë apo 20-40 pika 3-4 herë në ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Nga një në disa ditë në rastet e dhimbjes akute. Për një kohë të pa përcaktuar për dhimbjen kronike në varësi të persistencës së dhimbjes dhe përgjigjes ndaj medikamentit.
Shënim: Medikamenti potencialisht ndikon statusin mental dhe fizik, për pasojë pacientët nuk duhet të ngasin dhe operojnë makineri.
Komentet