Perdorimi i Ezumy (Clarithromycine 250 mg / 500 mg; 125 mg/5 ml-100 ml)

CLARITHROMYCINUM
Forme doza: Tablete 250 mg, 500 mg; Flakon 125 mg/5 ml- 100 ml
Emri gjenerik: Clarithromycinum
Emri Tregetar: Ezumy

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Jepet ne faringite, tonsilite, sinusite maxilare acute, otite media te shkaktuara nga streptokoku piogen.

Kunderindikacionet: Ne pacientet qe kane hipersensitivitet nga eritromicina dhe makrolitet e tjere.

Efektet anesore: Dhimbje koke, aritmi ventrikulare, nauze, dispepsi, kolit pseudomembranoz, rritje e rezultateve te testeve te funksionit hepatik, rash, sindromi Stivens – Johnson, urtikarie, rritje e nivelit te urese azotike ne gjak, rritje e PT dhe INR, leukopeni, trombocitopeni.

Doza dhe menyra e perdorimit: MP pershkruan recete me rimbursim vetem ne infeksionet streptokoksike te orofaringsit:

Ne faringite: Te rritur: 250 mg cdo 12 ore per 10 dite. Femije: 15 mg/kg/dite ne doza te ndara  cdo 12 ore per 10 dite.

Ne sinusitet maxilare: Te rritur: 500 mg cdo 12 ore per 14 dite. Femije: 15 mg/kg/dite ne doza te ndara cdo 12 ore per 14 dite.

Ne otitet e veshit te mesem: Femije: 7.5 mg/ kg cdo 12 ore per 10 dite.

Kohezgjatja e mjekimit. Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se te semurit ndaj mjekimit nga  7- 10 dite.