KETOTIFENUM
Forme doza: Tablete 1 mg dhe Flakon 1 mg/5 ml-100 ml
Emri gjenerik: Ketotifenum
Emri Tregetar: Frenasma
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Trajtimi i astmes bronkiale ekstrinseke – forma persistente e lehte. Efekti i tij eshte antialergjike. Nuk ka efekt dhe nuk perdoret per qetesimin e krizes se astmes bronkiale. Me gjere bari perdoret ne rinitet alergjike sezonale, vjetor dhe rinitet vazomotor, urtikarie akute, kronike, fizike, prurigo, alergjia ushqimore.
Kunderindikacionet: Hipersensibiliteti ndaj medikamentit; marrja e njekoheshme me alkolin. Nuk jepet ne femijet nen moshen 6 muaj.
Efektet anesore: Jane efekte anesore te lehta qe cfaqen ne ditet e para dhe kalojne me vazhdimin e mjekimit: gjumesi gjate dites dhe tharje goje, shtim ne peshe. Tek femijet, ndonjehere mund te verehet irritabilitet, pagjumesi dhe nervozitet. Nuk rekomandohet perdorimi ne shtatzani e laktacion ndonse nuk ka prova te efekteve te demshme.
Doza dhe menyra e perdorimit: Per te rriturit dhe femijet mbi 6 vjeç eshte 2 mg ne dite. Mbas 7-10 ditesh, doza mund te dyfishohet. Per femijet 3-6vjeç jepet 2 x 1 mg ne dite, ndersa per femijet 6 muaj deri 3 vjec 2 x 0.5 mg ne dite. Mjekimi zgjat per shume muaj. Efekti maksimal verehet ne fund te muajit te pare dhe vjen duke u konsoliduar me vazhdimin e mjekimit.
Kohezgjatja e mjekimit: Ketotifeni duhet dhene per kohe te gjate, efekti profilaktik fillon gradualisht pas kater javesh dhe mjekimi zgjat per shume muaj.
Shenim: Trajtimi behet sipas rastit, klinikes dhe ecurise semundjes.
Komentet