LAMIVUDINUM
Forme Doza: Tablete 100 mg
Emri gjenerik: Lamivudinum
Emri Tregëtar: Zeffix
Indikacionet dhe kriteret që përcaktojnë përdorimin: Lamivudina është antiviral i mirefillte pasi frenon shumëzimin e virusit te hepatitit B. Ajo përdoret për mjekimin e hepatopative kronike B (Hepatite kronike, Cirroza hepatike të kompensuara dhe të dekompensuara). Bari përdoret për mosaktivizimin e virusit B në të sëmurët që kanë bërë transplant të mëlçisë ose të organeve të tjera dhe vazhdojnë të kenë virusin B në organizmin e tyre.
Me qëllimin e mosaktivizimit të virusit B, Lamivudina indikohet në të sëmurët që marrin kimioterapi, barna imunodepresore dhe kortizonikë në doza të larta e për kohë të gjatë dhe janë mbartës të virusit B. Gjithashtu Lamivudina indikohet edhe në shtatzënat mbartëse të virusit B dhe nivel të lartë të HBV DNA dhe HBsAg sasiore (tremujorin e tretë të shtatzanisë), për të pakësuar mundësinë e transmetimit të virusit nga nena te fëmija.
Kundërindikacionet: Rezistenca ndaj veprimit të Lamivudinës.
Efektet Anesore:
Lamivudina tolerohet mjaft mire dhe nuk shkakton efekte anesore somatike të lidhura me marrjen e barit. Dukuria anësore më e rëndësishme është shfaqja e shtameve lamivudin-rezistente (si rregull, rreth 15% x numurin e viteve të përdorimit).
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Një kokërr 100 mg në ditë e marrë nga goja.
Kohëzgjatja e mjekimit:
Kohëzgjatja e mjekimit nuk është e përcaktuar. Ajo varet nga ndjekja periodike e të sëmurit klinikisht, biologjikisht (transaminazat), virologjikisht (HBV DNA) dhe serologjikisht (HBsAg sasiore). Në rast se i sëmuri i përgjigjet mirë efektit të lamivudinës (klinikisht, biologjikisht dhe virologjikisht, dmth gjendje e mirë klinike, ALT normale dhe HBV DNA negative), ajo vazhdohet deri ne negativizimin e HBsAg sasiore (në rast se ndodh). Në të kundërt, kur rriten ALT dhe HBV DNA gjatë mjekimit, bari duhet ndërprerë duke u zëvendësuar me bar tjetër antiviral.
Shenim: Fillimi i mjekimit duhet bërë pas përcaktimit të saktë të diagnozës së të sëmurit (Bazuar në kriteret e udhërrëfyesit të Shoqatës Europianë të Studimit të Mëlçisë).
Komentet