OLANZAPINE
Formë Doza: Tableta 10 mg
Emri gjenerik: Olanzapinum
Emri Tregetar: Zalasta
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Trajtimi i Skizofrenisë dhe çrregullimeve të tjera psikotike. Mundëson trajtimin e hershëm të episodit të parë. Ka efektshmëri të dukshme terapeutike në simptomat pozitive refraktare dhe reziduale. Pakëson dhe parandalon simptomat negative, simptomat depresive dhe deficitin konjitiv.
Kundërindikacionet: Hipersensitivitet ndaj përbërësve të barit. Glaukoma me kënd të ngushtë.
Efektet anësore: Të zakonshme: Përgjumje dhe rritje në peshë, hiperlipidemi. Më pak të zakonshme: marrje mendsh, rritje oreksi, edemë periferike, hipotension ortostatik dhe efekte antikolinergjike të lehta tranzitore, si konstipacion dhe tharje të gjuhës. Veçanërisht në fillim të trajtimit vihet re rritje asimptomatike e përkohshme e hepatike, ALT, AST. Të rralla: Parkinsonizmi, akatizia, distonia, reaksione fotosensitive, rritje të prolaktinës plazmatike.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Te adultët: Fillohet me një dozë të vetme orale, 10mg/ditë. Më pas doza varion në kufinjtë e 5-20 mg/ditë në varësi të përgjigjeve individuale. Rritja përtej dozës terapeutike rutinë (10mg/ditë) bëhet pas një rivlerësimi klinik të kujdesshëm. Në të moshuarit: Një dozë fillimi më e ulët se ( 5mg/ditë) nuk fillohet në mënyrë rutinë, por duhet patur në konsideratë për ata persona me moshë mbi 65 vjeç e lartë kur faktorët klinikë e garantojnë. Pacientët me dëmtime hepatike dhe/ose renale mund të përdorin një dozë fillestare më të ulët (5mg/ditë).
Kohëzgjatja e mjekimit: Kohëzgjatja e mjekimit varet nga tabloja klinike, episodet e mëparshme, recidivat, historia familjare dhe përgjigja e pacientit ndaj barit. Nëse gjendja është e stabilizuar, Pacienti zakonisht mbahet me mjekim për 1-2 vjet pas episodit të parë psikotik. Trajtimi me antipsikotik shpesh vazhdon për pesë vjet pas episodit psikotik të dytë dhe pas episodit të tretë mundet të vazhdojë për gjithë jetën, vetëm se në këto raste bëhen gjithmonë përpjekje çdo 6-12 muaj për të pakësuar dozën në mënyrë që të shmanget Diskinezia Tardive.
Shënim: Pacientët duhen këshilluar rreth rrezikut që paraqesin nëse ngasin ose operojnë makinat deri sa të njihet ndjeshmëria e tyre individuale. Nuk rekomandohet gjatë periudhës së shtatzansisë dhe laktacionit.
Komentet