OLMERSARTAN+AMLODIPINE+HIDROKLORTIAZID (KALISTRA PLUS)
Formë Doza: f.c tablete 20+5+12.5 mg dhe 40+5+25 mg
Emri gjenerik: Olmesartan Medoxomil+Amlodipine+ Hydrochlorthiazide
Emri Tregtar: Kalistra Plus
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Trajtimi i Hipertensionit Esencial. Kalistra Plus indikohet në pacientë të rritur, presioni i gjakut i të cilëve nuk kontrollohet në mënyre të përshtatshme nga kombinimi i Olmesartan medoksomilit dhe amlodipines.
Kundërindikacionet: Mbindjeshmëria ndaj lëndëve vepruese, derivateve të dihidropiridinave ose ndaj ndonjë prej lëndëve të tjera përbërëse të produktit. Hipokalemia, hiperklaçemia, hiponatremia refraktare dhe hiperuricemia simptomatike. Dëmtimi i formës së rëndë i funksionit të mëlçisë dhe çrregullimet obstructive të rrugëve biliare.
Efektet anësore: Si të gjitha barnat, edhe ky product mjekësor mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, ndonëse ato nuk shfaqen tek të gjithë personat që e përdorin atë.
Të zakonshme (mund të shfaqen 1 deri në 10 përdorues): Marrje mendsh, dhembje koke, enjtje të kyçeve të këmbëve, gjymtyrëve të poshtme, duarve ose krahëve, lodhje.
Jo të zakonshme (mund të shfaqen 1 deri në 100 përdorues): Marrje mendsh gjatë ngritjes në këmbë, mungesë energjie, marrje mendsh (vertigo), rënie të presionit të gjakut të shoqëruara me simptoma të tilla si marrje mendsh, trullosje, vështirësi në frymëmarrje, kollë, të përziera, diarre, kapsllëk, tharje goje, dhembje barku, shpërthime (skuqje) në lëkurë, dhembje të anësive, nevojë urgjente për të urinuar, dobësi muskulare, hipo ose hiperkalcemi, shtim i niveleve të kreatininës në gjak, hiperuricemi, shtim i niveleve të gama GT në gjak.
Të rralla (mund te shfaqen deri në 1 ndër 1000 përdorues): Mbindjeshmëri ndaj barit, të fikët, skuqje dhe ndjesi nxehtësie në fytyrë, skuqje të lëkurës dhe urtikarie, enjte të fytyrës.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza e këshilluar e Kalistra Plus është 1 tabletë në ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi është kronik.
Shënim: Kombinimi I Olmesartan me Amlodipine potencon efektin antihipertensiv të dy produkteve. Trajtimi me këtë bar rekomandohet mbi 18 vjeç.
Komentet