CILOSTAZOL
Formë Doza: Tabletë 100mg
Emri Gjenerik: Cilostazol
Emri Tregetar: Dilvas
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Arteriopatitë obliterante periferike me Klaudikatio Intermitens (PAD), Sëmundjet me natyrë inflamatore, Sëmundja e Burgerit, dhe Mikroangiopatitë.
Kundërindikacionet: Mbindjeshmëri ndaj substancës aktive Cilostazole apo ndaj përbërësve të tjerë të tabletës, prekje e rëndë e funksionit renal (klirensi I kreatininës ≤25 ml/min, prekje e moderuar deri e rëndë e funksionit hepatik, Insufiçiencë kardiake kongjestive, shtatzëni, pacientë me predispozicion të njohur me hemorragji të ndryshme, (ulçere aktive peptike brenda 6 muajve, insult hemorragjik, retinopati proliferative diabetike, pacientë me histori takikardie ventrikulare, fibrilacion ventricular, pacientë që marrin trajtim të njëkohësishëm me më shumë se dy preparate antitrombocitare apo antikoagulantë si: acidi acetylsalicylic klopidogrel, heparin, warfarin, dabigatran, rivaroxaban, pacientë me angina pectoris të paqëndrueshme, infarkt miokardi brenda 6 muajve të fundit, apo ndërhyrje koronare brenda 6 muajve të fundit.
Efektet anësore: më të zakonshmet janë dhimbje koke (në > 30%), diarre dhe fece jo normale (në > 15% të rasteve). Të zakonshme: (≥1/100 to <1/10), Ecchymosis, Edema periferike e faciale, anorexi, marrje mendsh, Palpitacione, takikardi, angina pectoris, arrhythmia, extrasistola ventrikulare, Rhinit, faringit, të përziera, të vjella, dispesi, Rash, prurit, dhimbje gjoksi asteni. Të pazakonshme: (≥1/1,000 to <1/100) Anemi, reaksion alergjik, ankth, fibrilacion atrial, insuficiencë kardiake kongjestive, takikardi supraventrikulare, sincope, dispne, pneumoni, kollë, Gastrit, Myalgji, Tepër të ralla: ≥1/10,000 to <1/1000): zgjatje e kohës së hemorragjisë, trombocitopeni, prekje të funksionit renal.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza e rekomanduar e Dilvas® (Cilostazole) është 100 mg Cilostazole 2 herë në ditë. DilvasⓇ duhet të merret 30 minuta përpara mëngjesit dhe mbrëmjes. Pacientët nën trajtim me DilvasⓇ cilostazole 100 mg duhet të vazhdojnë trajtimin e kombinuar që përfshin modifikimin e stilit të jetesës si dhe barnat farmakologjike (antilipidike apo anti trombocitar) që mjeku rekomandon, për të reduktuar në maximum rrezikun e eventeve kardiovaskulare Reduktimi I dozës së Dilvas në 50 mg 2 herë në ditë rekomandohet në ata pacientë të cilët marrin preparate që frenojnë fuqishëm CYP3A4 ose preparate që frenojnë fuqishëm CYP2C19.
Kohëzgjatja e mjekimit: Terapia merret pa ndërprerje. Në vazhdim të mjekimit bazuar në përgjigjen e pacientit dhe vlerësimin e gjendjes së pacientit mjeku vendos për dozimin mbajtës kronik të pacientit (100-200 mg/ditë).
Shënim: Në indikacionet dhe kriteret e përdorimit janë përfshirë indikacionet kryesore të barit me prioritet, bazuar në nevojat e trajtimit të pacientëve dhe në faktin se Cilostazole 100 mg është alternativë e vetme terapeutike për këta pacientë.
Komentet