CAPTOPRILUM
Forme doza: Tableta 25 mg, 50 mg
Emri gjenerik: Captoprilum
Emri Tregetar: Epsitron
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Hipertension arterial. Insuficience kardiake kongjestive. Infarkti akut i miokardit me ose pa disfunksion te ventrikulit te majte. Nefropati diabetike makroproteinurike ne diabetin insulinodependent.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet ndaj kaptoprilit. Edeme Quink e mepareshme gjate trajtimit me nje ACE-i. Shtatzani ose laktacion. Relative: Stenoze bilaterale e arterieve renale, ose unilaterale ne ren unik. Hiperkalemi.
Efektet anesore: Cefale, asteni, vertigo, Hipotension ose hipotension ortostatik, prurit, erupsione kutane, gastralgji, anoreksi, crregullime te shijes, kolle, edeme Quink. Rritje e azotemise dhe kreatinemise, hiperkalemi, rritje e enzimave dh/ose bilirubines dhe ne terren te patologjive te vecanta – neutropeni, agranulocitoze, anemi.
Doza dhe menyra e perdorimit: HTA: 50 mg/ dite ne dy marrje deri ne 100 mg/dite ne dy marrje, ne raste te vecanta deri ne 150 mg/dite ne 2-3 marrje.
IAM: doza e zakoneshme 75 mg/dite ne 3 marrje
Nefropati diabetike: doza e zakoneshme 50-100 mg/dite ne 2-3 marrje.
Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.
Komentet