Perdorimi i Reglan (Primperan) (Metoclopramide 10 mg; 10mg/2ml)

METOKLOPRAMIDUM 

Forme Doza:    Tab. 10 mg dhe Amp. 5 mg – 2 ml

Emri Gjenerik:   Metoklopramidum

Emri Tregetar:   Reglan (Primperan)

Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Metoklopramidi rivendos motoriken dhe tonusin e segmenteve te siperme te tubit tretes. Perdoret per qetesimin dhe menjanimin e te perzierave e te vjellave te shkaktuara nga crregullimet motorike te tubit tretes, ne semundjen e refluksit gastro-ezofageal, te perzierat / vjellat qe shkaktohen nga disa barna te vecante si: digitali, antibiotiket apo citostatiket. Gjithashtu ne sindromen dispeptike pas nderhyrjeve kirurgjikale ne stomak, si hipotonia, vagotomia etj.

Kunderindikacionet: Absolute nuk ka. Nuk duhet perdorur ne grate shtazena.

Efektet Anesore: Çrregullime ekstrapiramidale, vecanerisht tek femijet dhe tek te rinjte, dukuri qe zhduken pas nderprerjes se barit dhe perdorimit te antiparkinsonikeve.

Doza dhe menyra e perdorimit: Sipas shkalles se te vjellave, metoklopramidum perdoret nga 1 – 3 ampula ose nga 1 deri ne 3 tableta ne dite para ngrenies.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te shkalles se te vjellave, perdoret per 1 – 3 jave. Shenim:Duhen vleresuar me kujdes rezultatet pozitive pas perdorimit te tij.