Perdorimi i Kinzy (Solifenacin 5 mg; 10 mg)

SOLIFENACIN SUCCINATE

Formë Doza: Tableta 5 mg dhe 10 mg

Emri Gjenerik: Solifenacin succinate

Emri Tregtar: Kinzy

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Vezika hiperaktive është një patologji që manifestohet me urgjencë urinare, me ose pa inkontinencë, urinim të shpeshtë dhe nikturi. Në Europë nga kjo sëmundje vuajnë rreth 22 milion njerëz.

  • Rreth 25% e grave në premenopauzë dhe 40% në postmenopauzë raportojnë vezikë hiperaktive me inkontinencë urinare.
  • Ajo prish cilësinë e jetesës së pacientëve, shkakton invalidizëm, me pasoja të mëdha sociale.
  • Shumë mjekë të shërbimit parësor janë të papërgatitur për ta trajtuar vezikën hiperaktive me inkontinencë urinare. Për këtë arsye sensitiviteti i specialistëve ndërkombëtarë për këtë sëmundje është i madh. Solifenacin succinate (Vesicare) është një antagonist konkurues i receptorëve specifike kolinergjike që përdoret për trajtimin simptomatik të inkontinencës urinare dhe /ose frekuencës së rritur urinare dhe urgjencës për të urinuar siç ndodh ndodh në pacientët me sindromin e vezikës urinare hiperaktive.

Kundërindikacionet:

Vesicare është i kundërindikuar në pacientët me retension urinar, gjendjet e rënda gastro – intestinale (përfshirë megakolonin toksik), myasthenia gravis ose në glaukomën me kënd të ngushtë dhe në pacientët në rrezik për këto situata:

  • Pacientët hipersensitivë ndaj substances aktive ose ndaj ndonjërit prej përbërësve.
  • Pacientët qe i nënshtrohen hemodializës Pacientët me dëmtim të rëndë hepatik
  • Pacientët me dëmtim të rëndë renal ose dëmtim të moderuar hepatik dhe që janë në trajtim me një frenues të fuqishëm të CYP3A4, p.sh ketoconazole.

Efektet Anësore: Vesicare mund të shkaktojë efekte të padëshiruara antikolinergjike të lehta. Frekuenca e efekteve të padëshiruara antikolinergjike është në varësi të dozes. Reaksioni anësor më i shpeshtë i raportuar me Vesicare është tharja e gojës. Ajo ndodh në 11% të pacientëve të trajtuar me 5 mg një here në ditë, në 22% të pacientëve të trajtuar me 10 mg një here në ditë dhe 4% në pacientët e trajtuar me placebo.

Shkalla e tharjes së gojës ishte zakonisht e lehtë dhe vetëm ndonjëherë çoi në ndërprerjen e mjekimit. Në përgjithësi, komplianca e produktit mjekësor ishte shumë e lartë (afërsisht 99%) dhe afërsisht 90% e pacientëve të trajtuar me Vesicare e përfundonin periudhën e plotë të studimit prej 12 javësh mjekim.

Të dhëna lidhur me formëdozën, rrugën e administrimit, dozën ditore, kriteret e fillimit të mjekimit: Vesicare është tablet e mbështjellë me film dhe prezantohet me dy doza, 5 mg dhe 10 mg. Doza e rekomanduar te të rriturit dhe të moshuarit është 5 mg një herë në ditë. Nëse nevojitet, doza mund të rritet deri në 10 mg Vesicare një here në ditë. Vesicare duhet të meret nga goja dhe duhet të gëlltitet me lëngje. Mund të merret me ose pa ushqim.

Bari rekomandohet pas diagnostikimit të sindromit të vezikës hiperaktive i shoqëruar ose jo me inkontinencë dhe /ose nokturi.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Dozimi: Të rriturit përfshire dhe te moshuarit, Doza e rekomanduar është 5 mg Vesicare një here në ditë. Nëse nevojitet, doza mund të rritet deri 10 mg një here në ditë. Pacientët me dëmtim renal: Nuk ka nevojë për përshtatje të dozës për pacientët me dëmtim renal të lehtë deri të moderuar (klirenci i kreatinës > 30 ml/min). Pacientët me dëmtim renal të rëndë (klirenci i kreatinës ≤ 30ml/min) duhet të trajtohen me kujdes dhe mos të marrim më shumë se 5 mg një here në ditë.

Pacientët me dëmtim hepatic: Nuk ka nevojë për përshtatje të dozes për pacientët me dëmtim hepatik të lehtë. Pacientët me dëmtim hepatik të moderuar, duhet të trajtohen me kujdes dhe mos të marrin më shumë se 5 mg një herë në ditë. Frenuesit e fuqishëm të cytochrome P450 3A4: Doza maksimale e Vesicare duhet të kufizohet në 5mg kur përdoret në të njëjtën kohë me ketoconazole ose me frenues të tjerë të fuqishëm të CYP3A në doza terapeutike p.sh. ritonavir, nelfinavir, itraconazole.

Kohëzgjatja e mjekimit: Nëse tolerohet mire nga pacienti,mund të merret për një kohë të papërcaktuar, përveç rasteve kur shfaqet intolerance.

Kriteret që tregojnë realizimin e efektik të pritur: Kjo vlerësohet nga përmirësimi i të gjitha simptomave të vezikës urinare hiperaktive duke përfshirë nokturinë.