Perdorimi i Lithium Carbonicum GSK (Lithium Carbonate 250 mg)

LITHIUM CARBONATE

Forme Doza: Tableta 250 mg

Emri Gjenerik: Lithium Carbonate

Emri Tregëtar: Lithium Carbonicum GSK

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Çrregullimi Bipolar; Çrregullimi Skizoafektiv; Çrregullimi Depresiv Madhor; Çrregullimi Skizofrenik; Çrregullimet e Kontrollit të Impulseve; Sjelljet agresive ose vetëdëmtuese në fëmijët me Çrregullime të Sjelljes, Çrregullimet Pervazive të Zhvillimit; Prapambetja Mendore, Çrregullimi i Personalitetit Kufitar dhe Çrregullime konjitive.

Kundërindikacionet: Insufiçienca renale; Sëmundjet kardiovaskulare (Sindromi i Sinusit të Sëmurë); Sëmundjet e tiroides (kujdes); Shtatëzania (sidomos në tremujorin e parë dhe në muajin e fundit); Laktacioni; Diarea kronike; Sindromet trunore organike.

Efektet anësore: Çrregullime gastrointestinale, tremor, poliuri-diabet insipid, dobësi muskulare, dhimbje koke, hipotiroidizëm, efekte kardiake, shtim në peshë, efekte dermatologjike, somnolencë, frenim psikomotor, anomali të tiroides, ndryshime në EKG.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Dozat percaktohen individualisht për çdo person në varësi të nivelit të Litiumit në serum dhe vetë pacientit. Përdorimi i Litiumit: merret nga goja, zakonisht me marrje dy ose tre herë/ditë.

Te adultët: Fillohet me 3 x 300 mg/ditë. Doza ditore e zakonshme është 900-1800 mg/ditë e dhënë në dy ose tre doza të ndara. Te të moshuarit 60-70 vjeç ose ata me dëmtime renale: Fillohet me 300 mg një ose dy herë/ditë dhe te ata më të moshuar fillohet me 150 mg/ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi mbajtës duhet të vendoset vetëm nga mjeku psikiatër i cili ndjek pacientin. Trajtimi profilaktik rekomandohet në qoftë se ka më shumë se një episod në 2 vjet e ½.

Shënim: Toksiciteti i Litiumit është i lidhur ngushtë me nivelet e tij në serum dhe mund të ndodh në doza të ngushta me nivelet terapeutike, prandaj duhet të kryhet monitorimi i vazhdueshem i niveleve të litiumit në serum. Gjatë muajit të parë litiemia duhet të kryhet një herë/javë. Pas arritjes së dozave mbajtëse, litiemia duhet të kryhet një herë/muaj dhe pas gjashtë muajsh deri në një vit gjendje të stabilizuar litiemia mund të kryhet çdo dy-tre muaj.

Nivelet terapeutike në përgjithësi janë 1.0-1.25 meq/l në maninë akute dhe 0.6-1.0 meq/l në terapinë mbajtëse afatgjatë. Për përcaktimin e niveleve të litiemisë merret kampioni i gjakut 12 orë pas marrjes së dozës së fundit të Litiumit të marrë një natë më parë. Përdoret vetëm te fëmijet mbi 12 vjeç. Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.