Perdorimi i Silver Sulphadiazin (Silver Sulfadiaziazine 10 mg/g)

SULFADIASINUM ARGENTICUM

Forme doza: Tubete  1%- 40 gr, 1% – 50 gr

Emri gjenerik: Sulfadiasinum Argenticum

Emri Tregetar : Silver Sulphadiazin 

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:

Perdoret ne trajtimin e plageve nga diegiet e grades II-III-IV. Ka nje spekter te gjere antibakterial duke perfshire nje game te gjere si: staphylococcus, escheria coli, pseudomonas aureginosa, llojet e proteusit etj.

Kunderindikacionet: Perdorimi i Sulfasalazinum argenticum 1% – 50 gr eshte i kunderindikuar ne femijet premature, neonatet per shkak te semundjes se kernikteriusit. Nuk perdoret ne shtatzeni.

Efektet anesore: Reaksione alergjike, hemolize kur perdoret ne siperfaqe te medha dhe ne mosfunksionimin e sistemit renal dhe hepatik. Kur perdoret per nje kohe te gjate vihet re leukopeni.

Doza dhe menyra e perdorimit: Pasi vleresohet thellesia dhe gjeresia e plages behet trajtimi i duhur i saj, pasi pastrohet siperfaqja e djegur vendost kremi ne nje trashesi prej 2 – 4 mm direkt ne plage. Preferohet me mire vendosja e nje garze qe permban sasine e duhur te kremit. Kremi perhapet me nje spatul ose me dore me doreze. Zonat e djegura lyhen 1 here ne dite. Ne plaget e renda disa here.

Kohezgjatja e mjekimit: Varet nga shkalla e demtimit, nga disa dite deri ne 1 muaj.