Perdorimi i Urimax (Tamsulosine 0.4mg)

TAMSULOSINUM    

Forme doza: 0.4 mg

Emri gjenerik: Tamsulosinum

Emri Tregetar: Urimax

Indikacioni dhe kriteret e perdorimit: Antagonist selektiv i alfa 1 adreno-receptoreve, redukton tensionin muskular ne prostat dhe ne uretre; permireson shpejtesine e fluksit dhe simptomt e lehta vetekufizuese irrituese.

Trajtimi i simptomave funksionale te hiperplazise beninje te prostates.

Kufizimet: Eshte i nevojshem mendimi i specialistit Urolog per te semurin, kur ploteson kerkesat e meposhtme:

-Vetem per te semuret mbi 45 vjet.

-Tek te semuret me semundje C.V me dekompensim qe nuk suportojne operacionin.

-Diagnoza konsiderohet e konfirmuar kur vendoset sipas te dhenave te plotesuara te Ecografise +T.rectale + Uroculture + Klinika + kur e quan te aresyeshme urologu edhe Pyelografi.

-Gjykohet gjithashtu nga urina reziduale dhe volumii prostates eshte 25- 40 dhe mbi 40 ml, sidhe ecuria klinike.

Kur: Eshte perjashtuar Ca i Prostates.

Nuk ka retension urinar acut ose kronik, kur urina reziduale nuk eshte me shume se 100ml.

Nuk ka obstruksion funksional me prekje renale (hydro-uretero nefrosis etj).

Nuk ka gure te fshikzes se urines.

Nuk ka infeksione rekurente te traktit urinar.

Nuk ka hemoragji rekurente nga prostata.

Te cilet perbejne indikacionet direkte te nderhyrjes kirurgjikale.

Kunderindikacionet: Hipersensibiliteti ndaj barit Nuk duhet perdorur tek femrat, femijet. Kujdes ne hypotensionin ortostatik, ne te semure me insuf. renale, hepatike dhe ato qe trajtohen me antihipertensiv. Mund te pakesoje vlerat e PSA (antigenit specifik per prostaten).

Efektet anesore: Gjinekomastia, impotenca, pakesim i libidos, me rralle dizuri, marrje mendsh, dhimbje koke, asteni, dhimbje barku, diarrhe, rash ne lekure, dhimbje e gjinjve.

Doza dhe menyra e perdorimit: Nje capsule 0.4 mg/dite pas mengjesit, nga goja qe duhet gelltitur dhe jo pertypur sepse demtohet principi aktiv. Mbas 6 muajsh mjekimi duhet bere vleresimi i efikasitetit, dhe me pas vendoset per vazhdimin e metejshem te terapise.

Kohezgjatja e mjekimit: Deri ne 2 (dy) vjet duke respektuar dhenien mujore te recetes, sipas rekomandimit te urologut (ne mungese te tij kirurgut te cilin e cakton DSHP) te Rrethit/ Rajonit, apo QSUT-se. Çdo 6 muaj behet vleresimi per ecurine, permiresimin klinik.

Shenim: Per vazhdimin e mjekimit mbi 2 vjet MPF do te pershkruaj receten me rimbursim, me antiprostatike, per te semuret me HBP, qe sipas rekomandimit te urologut, perveçse plotesojne kriteret e parashikuara ne protokollin e perdorimit te barit, kane kunderindikacion per operacion (te argumentuar), kane permiresim klinik dhe perparesi ne trajtimin konservativ, apo pse edhe per aresye moshe nderhyrja kirurgjikale rrit riskun e pasojave per jeten.