Perdorimi i Euxat (Nifedipine 10 mg; 20 mg; 30 mg; 60 mg)

NIFEDIPINUM                          

Forme doza:  Tableta 10 mg dhe tableta 20 mg, 30 mg, 60 mg (Retard)

Emri gjenerik:  Nifedipinum     

Emri Tregetar :   Euxat

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Hipertension arterial, Angina pectoris e qendrueshme. Angina pectoris Prinzmetal.

Kunderindikacionet: Hipersensitivitet nga medikamenti, Infarkt miokardi ne fazen akute, shok kardiogjen, bradikardi e theksuar, IKK, stenoze aorte e theksuar, porfiri, shtatzani dhe laktacion.

Efektet anesore: Jane tranzitore dhe te lehta: dhimbje koke, skuqje fytyre, edema te kyceve, rralle hipotension ortostatik, nause, lodhje, takikardi, palpitacione, hiperplazi e gingivave.

Doza dhe menyra e perdorimit: Doza fillestare: 40 mg ne dy marrje ne dite ( 20 mg x 2 ). Mjekimi eshte individual. Doza mbajtese rregullohet ne varesi te pergjigjes. Ne angine Prinzmetal doza mund te rritet deri ne 80 – 120 mg.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.