OXYTETRACYCLINUM
Forme doza: Tableta 250 mg
Emri gjenerik: Oxytetraracyclinum
Emri Tregetar: Oxitetracycline
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Infeksionet nga klamidia (trakome, psitakoze, salpingit, uretrit, limfogranuloma venerum) rikeciet (perfshi ethen Q), bruceloze (me rifampicine ose streptomycine), semundjen e Lime (borrelioze), infeksionet nga mykoplazma (respiratore dhe gjenitale), akne, semundjen periodontale, ne acarimin e bronkitit kronik, ne sifiliz, ne leptospiroze (ne rastet alergjike ndaj penicilines).
Kunderindikacionet: Nuk duhet te perdoren ne femije nen moshen 12 vjec, gra shtatzena dhe me femije ne gji. Nuk jepet ne rastet me semundje te veshkave, Lupus Eritematoz Sistemik (LES), porfiri. Gjate perdorimit duhet evituar ekspozimi ne diell.
Kujdes duhet treguar ne demtimet hepatike, por mund te jepet ne demtimet renale. Nuk ndikohet nga marrja e qumeshtit.
Efektet anesore: Nauze, te vjella, diarre, eritema (ndalohet mjekimi), hepatotoksicitet, pankreatit, kolit i shoqeruar me antibiotiket, rralle fotosensitivitet.
Doza dhe menyra e perdorimit: Jepet nga 1 deri 2 g, cdp 6 ore ne varesi te gravitetit te semundjes. Absorbimi i oksytetraciklines ulet nga konsumimi i qumeshtit, antiacideve, kriprave te kalciumit, hekurit dhe magneziumit.Keshillohet qe tabletat te merren duke konsumuar shume lengje. Oxytetracykiline gjithnje pershkruhet e me rralle.
Kohezgjatja e mjekimit:
Bruceloze 42 dite (bashke me rifampicinen)
Klamidia: 10 dite;
Sifiliz: 15 dite p. os.
Komentet