Perdorimi i Klorpromazine (Chlorpromazine 100 mg; 50 mg – 2 ml)

CHLORPROMAZINE

Formë Doza: Tableta 100 mg; Ampula 50 mg – 2 ml

Emri gjenerik: Chlorpromazine

Emri Tregëtar: Klorpromazine

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Psikozat primare: Skizofrenia; Çregullimi skizofreniform; Çrregullimi Skizoafektiv; Çrregullimi Deluzional; Çrregullimi Psikotik i Shkurtër; Episodet maniakale; Çrregullimi Depresiv Madhor me tipare psikotike. Psikozat Sekondare: Ato që shoqërojnë një sëmundje tjetër mjekësore, tumori i trurit, apo çrregullimet e shkaktuara nga substancat; Axhitimi i rëndë apo Sjellja e dhunshme.

Të tjera: Ankthi i shprehur.

Kundërindikacionet: Shtatzania dhe periudha e laktacionit; Hipersensitiviteti; Rasti kur pacienti mund të ketë marrë një tjetër medikament apo substancë (alkool, opioide, barbiturate, benzodiazepina, skopolamine, fenilciklidine); Prania e një sëmundje të rënde kardiake; Prania e glaukomës kënd-ngushtë ose prania e hipertrofisë së prostatës (apo të tjera shkaqe që shkaktojne retension urinar); Prania apo histori për diskinezi tardive;

Kujdes: Risk i lartë për konvulsione nga shkaqe organike apo idiopatike; Nuk rekomandohet në të moshuarit.

Efektet anësore: Jo neurologjike: hipotension ortostatik, efekte periferike antikolinergjike (tharje goje e hunde, konstipacion, retension urinar, midriaze, nauze dhe të vjella; efekte në lëkurë: dermatite alergjike, fotosensitivitet, errupsione të lëkurës (urtikarie, petekie), dekolorimi blu-gri i disa pjesëve të lëkurës të ekspozuara në diell; efekte oftalmologjike: depozitime granulash në lensin anterior dhe kornenë posteriore, (ata pacientë që kanë marrë gjatë jetës rreth 1-3 kg chlorpromazine);

efekte kardiake: zgjatje e intervaleve QT dhe PR, depresion të segmentit ST; Shtim në peshë; efekte hematologjike: leukopeni, agranulocitozë sidomos gjatë tre muajve të parë të mjekimit me një incidencë 1/500 000 pacientë; purpura trombocitopenike dhe jo trombocitopenike, anemi hemolitike, pancitopeni; Ikteri, shfaqet në më të shumtën në 5 javët e para të mjekimit i paraprirë nga një gjendje me temperaturë, incidenca është 1/1 000 pacientë;

Mbidozimi shkakton delirium, komë, distoni, konvulsione, pupila midriatike, ulje të reflekseve të thella tendinoze, takikardi dhe hipotension, bllok kardiak dhe fibrilacion ventrikular deri në vdekje.

Efektet Neurologjike: Efekt epileptogjenik; Sedatim; Efekte antikolinergjike qëndrore: axhitim i rëndë, disorientim në kohë, vend e person, halucinacione, konvulsione, temp. e lartë, pupila të dilatuara, deri në stupor e koma.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Për arritjen e një ekulibri të pëlqyeshëm optimal është e domosdoshme që dozat të përshtaten mirë. Në varësi të përgjigjes dozat e ulta fillestare duhet të rriten gjatë disa javëve. Studimet e kontrolluara tregojnë se dozat më të ulta dhe kalimi i kohës janë po aq të efektshme sa dhe dozat më të larta, ndërsa shkaktojnë me pak efekte anësore. Doza më të larta kërkohen në trajtimin e psikozave akute që mund të pakësohen gradualisht me fashitjen e simptomave.