Perdorimi i Prexan (Naproxen 250 mg/ 500 mg)

NAPROXENUM 

Forme doza: Tableta 250 dhe 500 mg

Emri gjenerik: Naproxenum

Emri Tregetar: Prexan

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Si antiinflamator, analgjezike dhe antipiretike, mundet duke frenuar sintezene prostaglandinave; perdoret ne permisim e dhimbjes dhe inflamocionit ne semndjet reumatizmale si: artrtit reumatoid ose osteoartrit, spondilit ankilozant, tendinit, bursit, mialgji, dhimbjet ne dismenore.

Kunderindikacionet: Naproxeni kunderindikohet ne te semuret me semundje gastrointestinale apo histori pozitive per te si: ulcera peptike, koliti ulceroz ose hemoragji gastrointestinale. Kunderindikohet ne pacientet me reaksione alergjike nga salicilatet, ne pacinte me polipe nazale, astmaose urtikarie te shkaktuar nga aspirina. Duhet te perdoret me kujdes ne te semure me insufisiense kardiake, kuagulopati ose hemofili, hipertension, semundje renale dhe hepatike.

Efektet anesore: Mundet te shkaktoje nauze e te vjella, konstipacion, dhimbje abdominale, diahrre, stomatite, gastrite, ulcera peptike, hemoragji dhe perforacion. Naproxeni si efekte anesore mundet me rralle te jape dhimbje koke, marrje mendsh, pergjumje, hepotoksicitet, nefrotoksicitet (nekroze papilare, nefrit intersticial), pancitopeni, rash dhe urtikarie, edeme periferike, zhurme ne veshe ose demtim te degjimit etj.

Doza dhe menyra e perdorimit: Perdoret me doze 0.5-1g/dite e ndare ne dy marrje ose 1g nje here ne dite (per periudha 10-15 ditore ne vartesi te gjendjes te semurit). Tek femijet mbi 5 vjec perdoret ne artrtitn reumatoid juvenil me doze 10 mg/kg ne dite e ndare ne dy marrje. Ne pergjithesi nuk rekomandohet perdorimi tek femijet nen 10 vjeç.

Kohezgjatja e mjekimit: Per semundje si kolagenozat, artriti rheumatoid, spondiliti ankilozant, artriti psoriatik perdoret si terapi mbajtese per periudha te gjata kohe (muajvite). Ne semundje si osteoartrit tendinit, bursit, artralgji, artrit podagroz perdoret per periudha 10-15 ditore ne vartesi te gjendjes te semurit.