PROGESTERONUM
Forme doza: Ampule 2,5%-1 ml, Capsula/tab 100 mg
Emri gjenerik: Progesteronum
Emri Tregetar: Urogestan
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Per mjekimin e çrregullimeve qe lidhen me pamjaftueshmerine luteale, si sindromi premenstrual, crregullime menstruale nga disovulacioni ose anovulacioni, mastopatite beninje, premenopauze, menopauze, steriliteti nga pamjaftueshmeria ovariale, per parandalimin e abortit.
Kunderindikacionet: Hemorragji vaginale e padiagnostikuar, semundje arteriale e rende, karcinome mamare, deshtim i pakryer ose incomplet, porfiri.
Kujdes duhet ne diabet, semundjet e melcise, zemres, veshkave dhe ne periudhen e ushqyerjes me gji.
Kujdes: Gjate periudhes se shtatzanesise, sepse pengon evakuimin e fetusit te vdekur, tek diabetiket sepse ndikon ne metabolizmin e karbohidrateve. Jepen te dhena per stimulimin e tumoreve beninje madje dhe malinje te melcise dhe te hemorragjive intraabdominale. Ne keto raste duhet nderprere mjekimi.
Efektet anesore: Akne, urtikarie, mbajtje e lengjeve, ndryshime ne peshe, crregullime gastrointestinale, ndryshime te libidos, shqetesime te gjoksit, crregullime te ciklit menstrual, simptoma premenstruale, kloazem, depression, pireksi, pagjumesi ose pergjumje, alopeci, hirsutizem dhe me rralle ikter.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza mesatare eshte 200 – 300 mg e ndare ne 2-3 doza. Ne insuficiencen luteale mjekimi vazhdon 10 dite per cikel, nga dita e 17 deri ne te 26. Ne sterilitet per shkak te pamjaftueshmerise luteale jepen mesatarisht 300 mg ne dite nga dita e 17 e ciklit. Per parandalimin e abortit 300 mg ne dite ne 3 doza te ndara, ne disa raste mund te perdoren deri ne 600 mg ne dite.
Komentet