Perdorimi i Lescol (Fluvastatin 40 mg; 80 mg)

FLUVASTATINUM

Forme doza: Tableta 40 mg dhe 80 mg
Emri gjenerik: Fluvastatinum
Emri Tregetar: Lescol

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:

Prevenim primar: Dislipedemi, hiperkolesterolemi, tipi II a ose mikste tipi II b, tek te semuret me semundje iskemike te zemres, diabetiket etj.

Prevenim sekondar: ne te semuret qe vuajne me SAK, ose kane kaluar infarkt miokardi, pavaresisht nga niveli I kolesterolit total apo LDL-kolesterolit total (edhe kur ai gjendet ne norme), sepse ne SAK, perveçse ai redukton LDL e kolesterolin total, ben edhe stabilizimin e pllakes aterosklerotike, redukton mortalitetin dhe morbiditetin kardiovaskular.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri ndaj preparatit, semundje aktive te heparit, rritje persistente e transaminazave, shtatzani, laktacion, gra me potencial shtatzanie qe nuk marrin kontraceptive, miopati.

Efektet anesore: Dispepsia, pagjumesia, dhimbje koke, dhimbje barku, nauze, te vjella, mialgji, miozit, miopati, reaksione te ngjashme me lupusin erytematos.

Doza dhe menyra e perdorimit: 20- 40 mg/dite ne mbremje, deri ne 40 mg x 2, nese eshte e nevojshme 80 mg /dite ne mbremje.

Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi kronik. Ne varesi te ecurise dhe pegjigjes se te semurt ndaj mjekimit.

Shenim: Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithnje e nevojshme. Kujdes ne perdorues te alkolit, semundje hepatike, mialgji, ndjeshmeri/ dobesim te muskujve, rritje te keratin fosfokinazes, insuficience renale te perparuar. Ndervepron me rifampicinen, fenitoinen, varfarinen, sekuestruesit e acideve biliare.