SULFASALAZINUM
Forme Doza: Tableta 500 mg
Emri Gjenerik: Sulfasalazanim
Emri Tregetar : Salazopirinum
Indikacionet dhe Kriteret e Perdorimit: Ne te gjitha format e semundjes inflamatore te zorres, domethene ne te gjitha format e Colitit ulçeroz dhe te semundjes se Crohn.
Kunderindikacionet: Nuk mund te perdoret ne situatat e renda alergjike te krijuara nga preparatet e ketij grupi dhe ne te semuret me demtim te rende te funksionit renal.
Efektet Anesore: Mund te shkaktoje te perziera, te vjella, dhimbje koke, prishje / humbje te oreksit, diarrhe, keqthithje te folateve, renie flokesh. Kur perdoret ne doza te larta dhe gjate mund te shfaqe alergji ne lekure, anemi hemolitike, agranulocitoze, demtime toksike te parenkimes hepatike, pulmonare (alveoloit fibrotik).
Doza dhe menyra e perdorimit: 3–4 gr /dite, sipas gravitetit te semundjes. Doza ne fjale rekomandohet per fazen akute te kolitit ulçeroz dhe te semundjes se Chron. Ajo ndahet ne 3 porcione dhe te merret gjate ngrenies, me lengje te mjaftueshme. Trajtimi afatgjate (mbajtes) i sem. te mesiperme realizohet me 2 gram (2 x 1 gram) ne dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Perdorimi i sulfasalazines me 3–4 gr./dite duhet te mbuloje te gjithe fazen akute te kolitit ulceroz apo te sem. Chrohn, deri shuarjen e te gjitha dukurive klinike dhe lezioneve histopatologjike te mukozes se zorres, periudhe, qe ne vartesi te gravitetit dhe gjendjes se pergjithshme te te semurit mund te zgjate nga 8 deri ne 12 jave. Trajtimi mbajtes 2 gram (2 x 1 gr/ dite), zgjat 12 muaj dhe me pas vazhdon ne varesi te ecurise se semundjes dhe rekomandimit te mjekut specialist.
Shenim: Nevojitet kurdohere kontroll i hollesishem i funksionit renal dhe hepatik.
Komentet