Perdorimi i Solu-medrol (Methylprednisolone 125 mg)

METHYLPREDNISOLONUM 125 MG AMP

Forme doza: Flakon 125 mg

Emri gjenerik: Methylprednisolonum 125 mg Amp

Emri Tregetar: Solu-medrol

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ndalimi dhe ngadalesimi i proceseve inflamatore, imunologjike, apo alergjike, edemes cerebrale, si dhe ne trajtimin e semundjeve reumatizmale. Nje vend te vecante zen Methylprednisoloni ne trajtimin e oftalmopatise endokrine, sidomos ne rastin e exophtalmise nga M. Graves (Basedov). Trajtimi behet me rruge parenterale.

Kunderindikacionet: Ne rast infeksionesh shoqeruese me pare duhet filluar trajtimi me antibiotike. Nuk duhet te aplikohet kryerja e vaksinave gjate kohes se terapise me kortizonike pasi ulen aftesite imune.

Efektet anesore: Duhet pas kujdes ne mjekimin me doza te larta te Methylprednisolonit, ne te semur me HTA, sepse mund te jap rritje te menjehershme te shifrave te TA. Çrregullime gastrointestinale (dispepsi, dhimbje gastrike, dhe abdominale) etj. Dhenja e dozave te medha dhe me kohe te shkurter te barit eshte shoqeruar me kolaps kardiovaskular.

Doza dhe menyra e perdorimit: Methylprednisoloni ne trajtimin e oftalmopatise endokrine, sidomos ne rastin e exophtalmise nga M. Graves (Basedov), ne rruge i.v jepet ne doza 500-1000 mg cdo 2 apo 3 dite, per maksimumi tre seanca. Pastaj i semuri kalohet ne terapine kortizonike peros. Ne rast acarimi mund te perseritet skema e mjekimit te mesiperm edhe njehere tjeter, me diference minimumi 3-6 muaj. Per percaktimin e dozes dhe te skemes se mjekimit do te duhet rekomandimi i mjekut endokrinolog.                                 

Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi me rruge i.v me pika te ngadalta. Dozat jane 500 deri 1000 mg ne cdo seanca, sipas pergjigjes dhe shfaqjes se efekteve anesore. Maksimumi mund te behen deri ne tre seanca ne nje cikel mjekimi. Nje cikel i dyte, mund te perseritet ne rast keqesimi te gjendjes pas te pakten 6 muajsh.

Shenim: Flakonet e paperdorura ruhen ne kushte, larg burimeve te drites dhe ne temperatura 20-30 grad. Pasi te pergatitet tretesira ajo duhet perdorur menjehere dhe nuk rekomandohet te ruhet ne kondita frigoriferike, injektimi duhet bere ngadale dhe duhet te monitorohet tensioni arterial gjate trajtimit.