Perdorimi i Unimazole (Thiamazole 5 mg)

THIAMAZOLE

Formë Doza: Tableta 5 mg

Emri gjenerik: Thiamazole

Emri Tregtar: Unimazole

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Hipertiroidizëm

Kundërindikacionet: Hipersensibilitet ndaj medikamentit apo përbërësve të tij, Sëmundje serioze hematologjike pre-ekzistuse, insufiçencë severe hepatike.

Efektet Anësore:

Efektet anësore madhore: Ndoshin shumë më rallë se efektet minore, përfshijnë: Frenimin e mielopoezës (agranulocitozë, granulocitopeni, trombocitopeni, dhe anemi aplastike), lupus-like syndrom, gjendje febrile, insulin autoimmune syndrom (që mund të çojë në komë hypoglicemike), ikter që mund të persistojë disa javë pas ndërprerjes së medikamentit, periarterit, dhe hypoprotrombinemi. Nefriti (shumë rallë).

Efektet anësore minore, përfshijnë: Rash kutan, urtikarie, nauze, të vjella, diskomfort epigastrik, artralgji, mialgji, parestezi, dhimbje koke, prurit, marje mendsh, përgjumje, pigmentim lëkure, ikter, limfadenopati, rënie jonormale e flokëve dhe humbje e shijes.

Doza dhe Mënyra e Përdorimit: Adultët: Jepet nga goja, fillimisht 15-60 mg/ditë (në varësi të severitetit të hipertireozës) e ndarë në 2 ose 3 doza. Doza mbajtëse 5-15 mg/ditë. Fëmijët: Fillimisht 0.4mg/kg ditë e ndarë në 3 doza. Doza mbajtëse ½ e dozës fillestare.

Kohëzgjatja e Mjekimit: Nisja e mjekimit dhe kohëzgjatja e tij përcaktohet nga endokrinologu në varësi të kontrollit të funksionit të tiroides.

Shënim: Kujdes gjatë shtatzanisë (kategoria D) sidomos 3-mujorin e parë (medikamenti kalon barierën placentare), mund të zëvendësohet me propiltiouracil. Kujdes në laktacion (medikamenti kalon në qumështin e gjirit). Ky medikament mund të potencojë efektin e antikoagulantëve (të konsiderohet monitorimi i INR/kohës së protrombines sidomos para proçedurave kirurgjikale).

Të reduktohet doza e b-bllokusve, digitalikëve, teofilinës kur nga hipertireozë nën mjekim arrihet eutiroidizmi. Të ndërpritet menjëherë mjekimi nëse zhvillohet: agranulocitozë, anemi aplastike, dermatit exfoliativ, hepatit, ose rritje e transaminazave (3 herë mbi vlerën normale të tyre), gjendje febrile.