Perdorimi i Gliatilin (Cholina Alfoscerate 400 mg)

CHOLINA ALFOSCERATE

Formë doza: Kapsul x 400 mg

Emri Gjenerik: Cholin Alfoscerate

Emri tregtar: Gliatilin

Indikacionet terapeutike: Përdoret në sindromat psikoorganike regresive si: sindromat demenciale, pas traumave kranio cerebrale, encefalopatitë discirkulatore, pseudodepresion i të moshuarve, pas AVC iskemik.

Mekanizmi i veprimit: Cholin alfoscerat, duke qenë transportues i kolinës: ka kapacitetin e mjaftueshëm për të zhvilluar një veprim parandalues dhe korigjues në dëmtimet biokimike, ka veti përmirësuese në reduktimin e fuqisë kolinergjike si dhe në ndryshimin e përbërjes fosfolipidike të membranave nervore.

Kundërindikacionet: Hipersensibilitet ndaj produkteve.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit. Përdoret 1deri ne 2 kapsula në ditë. Dozimi mund të ndryshojë në varësi të këshillave të mjekut.

Kohëzgjatja e përdorimit: 2 javë 1 kapsul 400 mg në ditë, më pas, deri 6 muaj 2×400 mg ose 3×400 mg në ditë. Ripërsëritja e kurës sipas këshillës së mjekut specialist.