FLUOXETINE HYDROCHLORIDE
Formë Doza: Tableta/Kapsula 20 mg
Emri Gjenerik: Fluoxetine Hydrochloride
Emri Tregëtar: Prozac
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Çrregullimin Obsesivo-Kompulsiv; Çrregullimet Depresive Madhore dhe në Depresionin Bipolar (Trajtim afatshkurtër dhe trajtim mbajtës); Çrregullimin Distmik; të Panikut; Ankthit; Stresit pas Traumës; Kontrollit të impulseve; Çrregullimin Disforik premenstrual, Çrregullimin e dhimbjes, etj.
Kundërindikacionet: Shtatëzania; Laktacioni; Duhet përdorur me kujdes në Sëmundjet Renale dhe Hepatike, Diabet apo në pacientë me Çrregullim të Konvulsioneve.
Efektet anësore: Nauze, të vjella, nervozizëm, tremor, pagjumësi, anorgazmi, palpitacione, hypotension; Shkakton Sindromin e serotoninës.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza fillestare 20mg/ditë në mëngjes per os, për tre javët e para dhe me rritje të dozës 20 mg çdo një muaj. Doza maksimale arrin në 60-80 mg/ditë për Çrregullimin Obsesivo-Kompulsiv. Në Buliminë Nervore doza maksimale është 60 mg/ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi mbajtës duhet të jetë të paktën gjashtë muaj ose sa ka zgjatur në episodin e parë. Një faktor për indikimin e trajtimit profilaktik është graviteti i episodeve depresive të mëparshme. Trajtimi profilaktik rekomandohet në qoftë se ka patur më shumë se nje episod në 2 vjet mjekimi është afatgjatë dhe vendoset nga mjeku psikiatër në varësi të ecurisë së gjendjes dhe manifestimit ose jo të efekteve anësore. Kur duhet të ndërpritet mjekimi me Fluoxetine, ajo duhet bërë në mënyrë graduale për një periudhë një ose dy javore.
Shënim: Nuk përdoret asnjëherë së bashku me IMAO-t. Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.
Komentet