FERROUS FUMARATE
Forme doza: Tableta 350 mg
Emri gjenerik: Ferrous Fumarate
Emri Tregetar: Heferol
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne mjekimin dhe profilaksine anemive nga mungesa e hekurit te shkaktuar nga hemoragjite me origjine te ndryshme si: menoragji, metroragji, gjate lindjes, hemoroide, nga trakti gastrointestinal, epistaksis etj. Rritje e kerkeses per hekur (shtatzani, laktacion, rritje, pubertet). Marrje e pamjaftueshme e hekurit me ane te ushqimeve. Pengim i thithjes se hekurit ne traktin gastrointestinal (diare kronike). Perpara perdorimit duhet te percaktohet shkaku i anemise.
Per te shmangur konstipacionin bari duhet te merret me sasi te medhe lengjesh. Nese shkakton shqetesime ne stomakk mund te merret gjate ushqimit. Perdorimi i njekohshem me Tetraciklinen dhe Ciprofloksacinen, keto te fundit duhet te merren 3 ore para ose 2 ore pas marrjes se hekurit. Nuk duhet te jepet njekohsisht me antiacide dhe ushqime si vezet, qumeshti, djathi, çaji, kafeja, dritherat.
Kunderindikacionet jane: absolute-Hemosiderosa dhe Hemokromatosa. Ne te gjithe anemite, shkaku i tecilave nuk eshte mungesa e hekurit; relative-Semundjet e traktit tretes (Ulcera peptike, koliti ulceros, enteritet). Kujdes ne te semuret me hepatit.
Efektet anesore: Tolerohet me mire se preparatet e tjera te hekurit. Dozat e medha mund te shkaktojne shqetesime si: dhimbje epigastrike, nauze, te vjella, diare. Jep ndryshim te ngjyres se feceve (te zeze ne gri). Kur perdoret per kohe te gjate mund te japi konstipacion dhe hemokromatoze. Eshte verejtur qe doza e hekurit prej 30 mg/kg tek te rriturit shoqerohet me shfaqjen e disa simptomave toksike, ndersa tek femijet nje doze hekuri 18 mg/kg eshte shume e rrezikshme.
Doza acute letale eshte vleresuar 180 mg/kg. Pas marrjes se dozave masive, i semuri mund te paraqitet ne gjendje shoku. Helmimi me hekur ndeshet me shpesh te femijet dhe ne perdorimet aksidentale. Mjekimi duhet i shpejte me lavazhe gastrike, nxitjen e te vjellave, korigjimi hidroelektrolitik, mjekimi i shokut, hipotensionit, hiperglicemise dhe perdorimi i desferrioxamines ( Desferal).
Doza dhe menyra e perdorimit: Te rriturit dhe moshat mbi 12 vjeç-1 kapsule ½ ore para ushhqimit 1x ne dite. Sipas nevojes mund te merren dhe 2 kapsula ne dite me nje ose dy marrje, gjithmone gjysem ore para ushqimit.
Kohezgjatia e mjekimit: Mjekimi zgjat 6-12 jave. Mjekimi duhet te vazhdoje pas normalizimit te gjakut periferik me qellim qe te mbahen depot e organizmit.
Komentet