CLONAZEPAM
Formë Doza: Tableta 2 mg
Emri gjenerik: Clonazepam
Emri Tregëtar: Rivotril
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Çrregullim i ankthit të gjeneralizuar (GAD), çrregullim paniku, me ose pa agorafobi, çrregullime të personalitetit, çrregullimet somatoforme, çrregullime të përshtatjes, në kombinim me antidepresivë në çrregullimet depresive, ose antipsikotikë në mani akute, psikozë akute, katatoni, insomnia, etj. Antiepileptik zakonisht ndihmës: Epilepsia e gjeneralizuar,mioklonitë, Distonitë Fokale dhe segmentare, Tremori esencial.
Kundërindikacionet: Insufiçienca e rëndë pulmonare, kujdes në problemet hepatike dhe renale, në porfiri, në gravidancë, në drejtimin e makinës.
Efekte anësore: Sedacion, përgjumje, lodhje, marrje mendësh, këputje trupore, depresion, probleme me memorjen, konfuzion, irritabilitet, agresivitet paradoksal, hipereksitabilitet, nervozizëm, hypotension, hipersalivacion, rrallë çrregullime të gjakut dhe teste jonormale hepatike. Kujdes mund të shkaktojë depresion respirator, disfunksion hepatik, disfunksion renal diskrazi në formulën e gjakut dhe grand mal epilepsi.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Dozat: (tablet 1, 2 mg): 1– çrregullim konvulsiv: fillo me 1,5 mg/ditë të ndarë në 3 doza, rrit me 0.5 mg çdo 3 ditë për të arritur dozën maksimale prej 20 mg/ ditë. 2– çrregullim paniku: 0,5-2 mg/ditë, fillo me 0,25 mg/ditë, pastaj pas 3 ditësh bëje 1 mg duke e rritur gradualisht derisa të arrihet doza maksimale. Kombinimet e mundshme: Kombino me antipsikotikë apo me stabilizues humori në rastin e çrregullimit bipolar apo të psikozës. Kombino me antidepresiv të klasës së SSRI apo SNRI për trajtimin e çrregullimit të ankthit.
Popullata të veçanta: Në insufiçencë renale dhe hepatike përdor me shumë kujdes duke monitoruar vazhdimisht. Në insufiçencë kardiake përdoret për të trajtuar ankthin e shkaktuar nga infarkti akut i miokardit. Mund të përdoret tek fëmijët 10 vjeç ( < 30 kg) duke e dhënë në doza 0,03-0,05 mg/kg peshë, po (të mos kalojë 0.05 mg/kg në ditë), rritet çdo 3 ditë deri në një dozë mbajtëse 0.1-0.2 mg/kg/ ne dite; ne 2-3 marrje. Përsa i përket gravidancës klasifikohet si medikament në kategorinë D të riskut, ndërsa gjatë laktacionit medikamenti është i dedektueshëm në qumështin e gjirit.
Kohëzgjatje e mjekimit: Sipas këshillës së mjekut specialist neurolog, me muaj ose me vite. Sipas këshillës së mjekut psikiatër, Kujdes: krijon varësi nuk përdoret më shumë se 12 javë.
Komentet