CHLORDIAZEPOXIDE
Formë doza: Tableta 10 mg
Emri Gjenerik: Chlordiazepoxide
Emri Tregëtar: Librian
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Gjendjet e ankthit (në ndërhyrje kirurgjikale, sëmundje të renda, semundje kardiake etj); Crregullimet e pershtatjes me ankth, ne problemet e gjumit; crregullimet depresive me ankth, ne simptomat e nderprerjes nga alkoli dhe substanca te tjera Anksioz. Si terapi shtese me antidepresive dhe anksiolitikë.
Kundërindikacionet: Shtatëzani; Laktacion; Me kujdes në pacientë: me sëmundje obstruktive kronike, çrregullime kognitive, sëmundje renale dhe hepatike, porfiri, depresion i SNQ, miasteni grave ose në apnenë e gjumit.
Efektet anësore: Përgjumje, ataksi, marrje mendsh, sinkop, konfuzion, lodhje, tremor; Varësi fizike dhe psikologjike; Reaksione alergjike; Stimulim i SNQ (ëndrra, eksitim, ankth, eufori etj); Ndërprerja e menjëhershme provokon irritim, pagjumësi nervozizëm; disfunksion seksual.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Dozat mesatare janë 10-60 mg/ditë, nga goja.
Kohëzgjatja e mjekimit: Mundësisht koha e përdorimit të jetë sa më e shkurtër për të evituar tolerancën, varësinë dhe zvjerdhjen. Vlerësimi për kohëzgjatjen e terapisë duhet të vendoset në fillim të mjekimit dhe rivlerësimi duhet të bëhet të paktën një herë në muaj. Ndërprerja duhet të bëhet me ulje të vogla (ulje 25% e dozës në javë).
Shënim: Duhet mënjanuar përshkrimi i dozave të mëdha në pacientë që kanë mendime apo tentativa suicidale. Kujdes duhet të tregojnë drejtuesit e makinave.
Komentet